TAGS-AT E JAVËS

Politike 8 Korrik 2024, 17:27

Rama ndryshon mendje dhe shet Olta Xhaçkën? Kuvendi kërkesë Kushtetueses të rishqyrtojë mandatin e deputetes

Shkruar nga Pamfleti
Rama ndryshon mendje dhe shet Olta Xhaçkën? Kuvendi
Rama-Xhaçka

Socialistët janë në mëdyshje nëse kanë të drejtë apo jo të mos zbatojnë vendimin e Kushtetueses. Për këtë arsye ata kërkojnë nga gjykata që të marrë një opinion në Komisionin e Venecias lidhur me këtë interpretim.

Kryeministri Edi Rama duket se ka ndërruar mendje sa i takon mandatit të Olta Xhaçkës.

Pasi e mbrojti me “mish e me shpirt” duke shkelur me të dyja këmbët vendimin e gjykatës, sot ka ardhur një kërkesë surprizë nga Kuvendi.

Sipas burimeve, Kuvendi i është drejtuar me një shkresë Kushtetueses që të rishqyrtojë nëse Olta Xhaçka është në kushtet apo jo të konfliktit të interesit. Por, edhe këtu ka një kleçkë. PS kërkon që të merret një opinion nga Komisioni i Venecias.

Rama ndryshon mendje dhe shet Olta Xhaçkën? Kuvendi
Shkresa e Kuvendit

PD kërkoi heqjen e mandatit të Olta Xhaçkës me argumentin se ajo është në konflikt interesi. Burri i saj u shpall investitor strategjik, duke përfituar toka në bregdet dhe lehtësira nga qeveria. Por PS theu çdo ligj dhe rregullore, duke e rrëzuar kërkesën e PD, ndonëse Kushtetuta është e qartë se dosja duhet të kalojë në Gjykatën Kushtetuese.

PD e ankimoi vendimin në këtë të fundit dhe gjykata detyroi Kuvendin që të votojë pro kërkesës së PD dhe më pas e vendosin ata nëse i hiqet mandati apo jo. Mirëpo PS për herë të parë në histori, vendosi të interpretojë vendimin e gjykatës, duke u shprehur se nuk mund ta diktojë ajo dot votën e deputetëve. Në këtë mënyrë u rrëzua kërkesa e dytë për t’i hequr mandatin e deputetes, Olta Xhaçkës. PD ju drejtua sërish gjykatës, por sot ka ardhur letra surprizë.

PS duket sikur pendohet për veprimin që ka ndërmarrë. Socialistët janë në mëdyshje nëse kanë të drejtë apo jo të mos zbatojnë vendimin e Kushtetueses. Për këtë arsye ata kërkojnë nga gjykata që të marrë një opinion në Komisionin e Venecias lidhur me këtë interpretim.

Nga tërësia e karakteristikave që mbart në vetvete mandati parlamentar, është e qartë se deputeti gjatë ushtrimit të detyrës së tij nuk i nënshtrohet urdhrave, ndryshe nga pjesa tjetër e punonjësve ose nëpunësve të shërbimit civil. Ai pranon në mënyrë krejtësisht të lirë mandatin e tij dhe vendos me përgjegjësinë e tij të plotë mbi mënyrën e ushtrimit të mandatit. Veprimtaria e tij si deputet duhet të përshkohet gjatë gjithë kohës që ai ushtron këtë funksion nga përgjegjshmëria, ndershmëria dhe korrektesa. Ky detyrim për deputetin fillon që në momentin e fillimit të mandatit parlamentar".

Nga pasazhet e paraqitura më sipër krijohet një situatë kontradiktore në mënyrën se si duhet të votojnë deputetët, ku nga njëra anë janë të lirë të zgjedhin vetë të votojnë apo të mos votojnë, pa u lidhur me asnjë kërkesë të ndryshme që mund të vijë nga kushdo dhe nga ana tjetër janë përsëri të detyruar që të votojnë në një mënyrë të caktuar. Qartazi një situatë e tillë krijon tension për demokracinë përfaqësuese...

Pra, deputetët kanë të drejtë dhe të abstenojnë duke mos dhënë asnjë arsye se përse vendosin edhe në këtë mënyrë. Pra, përderisa deputetët janë të lirë të votojnë si e mendojnë dhe gjykojnë vetë, ata mund të vendosin edhe të abstenojnë, pa diskutuar apo dhënë mendim për votën e tyre...

Për këtë arsye e shohim të nevojshme që të kërkohet një mendim këshillimor nga Komisioni i Venecias, në lidhje me raportin midis demokracisë përfaqësuese parlamentare dhe rolit të Kuvendit në rastin e shqyrtimit të mocioneve për papajtueshmërinë e mandatit të deputetit”, shprehet ndër të tjera Kuvendi.

Dokumenta bashkëngjitur

Lini një Përgjigje