TAGS-AT E JAVËS

Politike 8 Korrik 2024, 16:00

SPAK shkon te pasuritë e deputetëve, në skaner Flamur Noka, Luan Baçi dhe Asllan Dogjani!

Shkruar nga Pamfleti

SPAK shkon te pasuritë e deputetëve, në skaner Flamur Noka, Luan

Sipas informacioneve, SPAK ka vënë nën hetim disa emra të njohur në Parlament, teksa më i fundit është deputeti demokrat Asllan Dogjani...

Prokuroria e Posaçme duket se ka shkuar te pasuritë e deputetëve. Parlamenti Shqiptar është ndër të paktët, ku deputetët hyjnë me duar në xhepa dhe dalin milionerë. “Pamfleti” e ka denoncuar disa herë dhe ka publikuar pasuritë marramendëse të shumë prej tyre.

Sipas informacioneve, SPAK ka vënë nën hetim disa emra të njohur në Parlament, teksa më i fundit është deputeti demokrat Asllan Dogjani. Ai pak ditë më parë u mor në pyetje nga prokurorët dhe refuzoi të japë detaje, mirëpo mësohet se është thirrur mbi hetimet që kanë nisur ndaj tij, pasi ka dyshime se ka fshehur pasurinë, duke mos e deklaruar atë saktë në deklarimin vjetor në ILDKP. Sipas informacioneve, SPAK ka dërguar shkresa në disa institucione, si Kadastra, ILDKP, etj, teksa pjesë e dosjes është bërë dhe dëshmia e deputetit.

Më herët shkoi në SPAK, Luan Baçi. Ai është shprehur se denoncimi ishte bërë nga një ‘patronazhist’ në Fier. Mësohet se Luan Baçin e ka çuar në SPAK shtetasi Aredin Behari. Në këtë kallëzim, shtetasi Behari pretendon se deputeti Baçi ka fshehur një pasuri prej gati 800 mijë euro nëpërmjet makinacioneve me një investim me njeriun e tij të afërt. Shtetasi Behari nëpërmjet provave tregon se si në periudhën 2010-2011 deputeti Luan Baçi, nëpërmjet bashkëshortes së tij, bën një investim në vlerën e 783 mijë eurove cash në një kompleks turistik në Vlorë. Shtetasi Behari pretendon se deputeti Baçi nuk e deklaron këtë investim, pasi i druhet një hetimi pasuror nga ana e SPAK.

Emër tjetër është Flamur Noka. SPAK ka nisur hetim pasuror për deputetin dhe familjen e tij. Në objektin e hetimit përfshihen hetimi dhe verifikimi i të gjithë transaksioneve financiare në emër të tij, bashkëshortes dhe dy fëmijëve. Hetimi shtrihet në të gjithë sistemin bankar të Shqipërisë dhe në të gjithë zyrat noteriale të vendit, për të parë dhe verifikuar shitjet, blerjet e pronave apo akt marrëveshjet e tjera të tij apo familjarëve me të tretë.

Po ashtu ka dhe shumë deputetë të tjerë, të cilët kanë fshehur pasurinë./Pamfleti

Lini një Përgjigje