Kryeministri Edi Rama u ka dërguar letër kryetarëve të Bashkive në vend, ku i bën me dije se një pjesë të parave të fushatës elektorale do t’i përdorë për të mbjellë pemë në territorin e tyre.
Letra i është dërguar edhe kryebashkiakut të Shkodrës, Bardh Spahia, ku i kërkohet që të bashkëpunojë për të përcaktuar vendin se ku do të mbillen pemët.
“I dashur Bardh, Partia Socialiste ka vendosur që një pjesë të buxhetit të saj elektoral, ta shpenzojë jo për materiale propagandistike për fushatën e 14 majit, por për t’i dhuruar pemë bashkive të vendit tonë, duke ulur kështu sadopak ndotjen e fushatës zgjedhore dhe duke lënë pas për komunitetet sadopak oksigjen më shumë. Duke shpresuar që do e pranoni donacionin e Partisë Socialiste, ju lutem të na vini në dispozicion një kontakt pune. Ju faleminderit paraprakisht, Edi Rama”, ka shkruar Rama.

Në zgjedhjet e fundit parlamentare socialistët u treguan dorëlëshuar me shpenzime e fushatës aq sa Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ndëshkoi më 5.5 milion lekë gjobë për tejkalim të kuotës.
Këtë herë ndryshe nga e shkuara fushata e socialistët parashikohet të fokusohet më shumë tek përmbajta sesa forma.
Lini një Përgjigje