TAGS-AT E JAVËS

Politike 8 Prill 2023, 12:39

Sulmi terrorist në Izrael, Rama: Dënojmë me forcë autorët! 

Shkruar nga Pamfleti
Sulmi terrorist në Izrael, Rama: Dënojmë me forcë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për sulmin terrorist në Izrael duke shprehur ngushëllimet ndërsa dënon autorët e ngjarjes së rëndë. Përmes një postimi në Twitter, Rama thotë se Shqipëria mbështet Izraelin dhe fqinjët që kanë zgjedhur rrugën e paqes.

“Jemi thellësisht të pikëlluar nga sulmet pa dallim ndaj Izraelit që kanë rezultuar në humbje jetësh dhe dënojmë me forcë autorët dhe mbështetësit e tyre. Shqipëria qëndron e vendosur me Izraelin dhe të gjithë fqinjët e tij myslimanë që kanë zgjedhur rrugën e paqes dhe bashkëpunimit”, tha Rama.

Po çfarë ka ndodhur në Izrael?

Një person është vrarë dhe 6 të tjerë janë plagosur në një sulm terrorist në Tel Aviv të Izraelit, gjatë mbrëmjes së djeshme. Një makinë u përplas me një grup njerëzish pranë një parku përpara se të rrokullisej. Shërbimet e kërkim-shpëtimit deklaruan se një 30-vjeçar mbeti i vdekur, ndërsa katër persona të tjerë të plagosur, të cilët janë duke marrë ndihmë mjekësore. Autori ende nuk është identifikuar.

sulmi terrorist në izrael rama

Lini një Përgjigje