TAGS-AT E JAVËS

Politike 8 Prill 2023, 10:05

Rakip Suli, simboli i korrupsionit, punëson eksperte financiare gruan e Sekretarit të Prokurorisë së Përgjithshme

Shkruar nga Pamfleti
Rakip Suli, simboli i korrupsionit, punëson eksperte financiare gruan e
Rakip Suli

Krye bashkiaku i Kamzës ka bërë batërdinë me fondet e pasuritë publike, por përsëri ka shpëtuar nga prangat, duke zbatuar këshillën e Edi Ramës: - Vidhni sa të doni, por po u kapët unë nuk di asgjë e nuk ju mbroj; gjeni vetë avokat e mundësi për t’i shpëtuar drejtësisë

Në vitin 2016, me mbrojtjen e Edi Ramës, xhambazi Rakip Suli i shpëtoi heqjes së mandatit të deputetit e ndjekjes penale, pas hetimit për kontratën e paligjshme me OSHEE-s, bërë me letra false e tarifa trefish më të larta se ajo zyrtare e qirave.

Ndërsa në këto 4 vite krye bashkiak i Kamzës, Rakip Suli ka bërë batërdinë me fondet publike, por përsëri ka shpëtuar nga prangat, duke zbatuar këshillën e Edi Ramës: - Vidhni sa të doni, por po u kapët unë nuk di asgjë e nuk ju mbroj; gjeni vetë avokat e mundësi për t’i shpëtuar drejtësisë”.

Krye bashkiaku simbol i korrupsionit miliona Euro dhe i vjedhjeve me tenderë, ka zbatuar këshillën e Bablokut, duke i gjetur vetë mundësitë  për të shpëtuar 2 herë nga prangat dhe është në pazare për të mbyllur kallëzimin e tretë në prokurori.

Si mundësi për të mos u prangosur, Rakip Suli ka punësuar hartuese e eksperte bilancesh në Ujësjellës-Kanalizime e në Bashkinë Kamëz, gruan e Sekretarit të Përgjithshëm të Prokurorisë së Përgjithshme, Luan Abazi.

Nuk është rastësi, që Rakip Suli e ka punësuar Leze Lazen, në datën  15 nëntor 2021, ose 4 muaj pasi ndaj tij ishin depozituar dy kallëzime penale në prokurori, për korrupsion me tenderët, falsifikimin dosjeve të pronave private e shtetërore, zhdukje fondesh sociale, dhënie pagash për persona që janë jashtë Shqipërisë e zhdukje pajisje zyrash.

Gruaja e Sekretarit të Përgjithshëm të Prokurorisë së Përgjithshme, Luan Abazi, është ortake me vajzën në studion “L.E.A.L Auditing Sh.p.k”, me veprimtari auditime financiare, bilance ekonomike,  analiza kontratash, vlerësime e  eksperte kontabël.

Sipas aktivitetit, studioja e gruas së Sekretarit të Prokurorisë, është brenda profesionit e detyrës që kryen te Ujësjellësi dhe Bashkia e Kamzës; por edhe hajduti Rakip Suli është i qetë sepse nuk është prekur nga drejtësia, kështu që të dyja palët janë në rregull me pazarin./Pamfleti

rakip suli simboli i korrupsionit eksperte kontabël sekretari i prokurorisë

Lini një Përgjigje