TAGS-AT E JAVËS

Politike 8 Prill 2023, 10:48

PD akuza kryetarit të Bashkisë së Kuçovës: Me ndihmën e oligarkut Salillari po shtron asfalt elektoral pa tender

Shkruar nga Pamfleti

PD akuza kryetarit të Bashkisë së Kuçovës: Me

Partia Demokratike në qytetin e Kuçovës ka akuzuar kryetarit aktual të bashkisë, Kreshnik Hajdari se me ndihmën e kompanisë “Salillari” po shtrojnë asfalte elektorale pa tendera dhe projekte.  

Ka qenë kryetari i PD-së në atë zonë , Alfred Plaku, ai që ka denoncuar rastin e një asfalti elektoral të hedhur natën e 4 Prillit nga firma Salillari në fshatin Tapi, pa asnjë lloj fondi apo projekti të bërë publik.

 

 

Plaku shprehet se kjo është një vepër e pastër korruptive e kandadatit të PS në zgjedhjet e 14 Majit, njëkohësisht kryetari aktual i bashkisë, Kreshnik Hajdari, që sipas tij po përdor firmat private për të kryer punët e tij të pista gjatë natës, siç ka ndodhur gjithmonë për zgjedhje.  

"Rruga e fshatit Tapi ishte e asfaltuar dhe nuk kishte dëmtime, se kuptojmë dot pse ja hodhën këtë lloj tapeti sipër? Hapën disa kanalizime për ujin e pijshëm dhe i mbyllën menjëherë, pastaj natën hodhën tapetin e asfaltit. Ky është një veprim korruptiv i bashkisë së Kuçovës, për të mashtruar qytetarët për zgjedhje, siç ka ndodhur gjithmonë", ka thënë Plaku.

 

kuçovë akuza asfalt elektoral

Lini një Përgjigje