TAGS-AT E JAVËS

Politike 7 Prill 2023, 19:18

“Berishës i është prekur interesi, prandaj sulmon Yuri Kim”, Kreshnik Spahiu: SHBA duhet ta shkatërrojë këtë celulën antiamerikane

Shkruar nga Pamfleti

“Berishës i është prekur interesi, prandaj sulmon Yuri

Juristi Kreshnik Spahiu është shprehur se qëndrimi i Sali Berishës ndaj ambasadores së SHBA tregon se përdor një standard të dyfishtë, pasi sipas tij, ish-kryeministri nuk ka reaguar kur SHBA ka shpallur non grata eksponentë të PS.

Në një intervistë për “Euronews Albania”, Spahiu tha se Berisha reagon vetëm kur preket interesi i tij, teksa shtoi se në 32 vite politikë, Doktori nuk ka akuzuar kurrë ambasadorët rusë apo kinezë, siç sulmon ambasadorët e SHBA dhe Britanisë së Madhe.

Ai kërkon prova për shpalljen non grata nga SHBA, po kur akuzon Amerikën se ka prova dhe ka bërë korrupsion nuk nxjerr prova. Nuk ka ndodhur kurrë. Berisha nuk ka akuzuar as ambasadorët rusë apo kinezë në 32 siç sulmon ambasadorët e SHBA dhe Britanisë së Madhe. Të njëjtën gjë ka bërë me Lu, Arvizu dhe Uidhërs”, tha Spahiu.

Spahiu tha gjithashtu se në Shqipëri ekziston një celulë antiamerikane që drejtohet nga rusët. Ai tha se ka informacion se celula antiamerikane më e organizuar në Ballkan ndodhet në Shqipëri dhe sipas tij SHBA duhet ta shkatërrojë sa nuk është vonë.

“Janë të gjitha informacionet se celula amerikane më e organizuar në Ballkan ndodhet në Shqipëri. Është një organizatë e strukturuar me media, me financime, drejtim politik”, tha Spahiu.

spahiu berisha shba yuri kim

Lini një Përgjigje