TAGS-AT E JAVËS

Politike 7 Prill 2023, 18:32

Rama uron Milatoviç: Me Malin e Zi na lidh e shkuara, e tashmja dhe e ardhmja

Shkruar nga Pamfleti

Rama uron Milatoviç: Me Malin e Zi na lidh e shkuara, e tashmja dhe e

Kryeministri Edi Rama ka përgëzuar Jakov Milatoviç që u zgjodh presidenti i ri i Malit të Zi. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama u shpreh se me Malin e Zi, Shqipërinë e lidh e shkuara, e sotmja dhe e ardhmja.

Urime Presidentit të sapozgjedhur të Malit të Zi Jakov Milatoviç dhe mbështetja domethënëse që ai mori nga zgjedhësit u ktheftë në sa më shumë mbarësi për vendin fqinj, me të cilin na lidh pazgjidhshmërisht e shkuara, e sotmja dhe e ardhmja”, shkroi Rama.

Kujtojmë se Milatoviç mundi në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Mal të Zi, Milo Gjukanoviç me një rezultat të thellë me 20 për qind diferencë.

rama uron milatoviç

Lini një Përgjigje