
Ish-kryeministri Sali Berisha u ka premtuar ndjekësve të vet se kur të vijë në pushtet do të dërgojë Ramën para drejtësisë. Ashtu siç bënte Rama dikur, duket se dhe Saliu sot vijon me të njëjtën retorikë, por kur vjen puna pastaj për t’u ndëshkuar, të gjithë të korruptuarit bëhen bashkë.
Berisha ishte në Vorë, ku prezantoi kandidatin për këtë bashki. Ai u ndal te skandali “McGonilgal” dhe u shpreh se Rama do ndëshkohet.
“Nëse FBI nuk e çon te McGonigali, PD do e çojë aty ku e meriton. Jo vetëm atë, por gjithë zyrtarët e tjerë. Dorian Duçka, Agron Neza dhe miku i tij McGonigal dalin si gjobëvënës dhe gjobisin biznesmenë me 2 milionë e 3 milionë sipas oreksit. Nuk ekziston asnjë hetim. Nuk mbahet asnjë qëndrim. Imagjinoni se çfarë mendohet për të tani. Nuk ka diskutim që Rama ka ndarë para me ta”, tha Berisha.
Duhet theksuar se sot në Vorë, Meta e Berisha u shfaqën për herë të parë bashkë.
Lini një Përgjigje