TAGS-AT E JAVËS

Politike 7 Prill 2023, 19:17

Nga bashkëpunimi energjitik, te baza e Kuçovës, Ambasada e SHBA zbardh detajet e vizitës së senatorit Daines

Shkruar nga Pamfleti

Nga bashkëpunimi energjitik, te baza e Kuçovës, Ambasada e SHBA

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka zbardhur detajet e vizitës së senatorit Steve Daines në vendin tonë. Sipas ambasadës, në fokus të takimeve të tij kanë qenë refugjatë afganë, bashkëpunimi ushtarak dhe ai energjitik. Senatori ka zhvilluar dhe një vizitë në bazën ushtarake të Kuçovës.

Në vizitën e tij të parë në Shqipëri, senatori i SHBA Steve Daines u takua me Presidentin Begaj, Kryeministrin Rama, Ministren e Jashtme Xhaçka dhe udhëheqës të tjerë politikë. Ai vlerësoi udhëheqjen e Shqipërisë në mbështetje të Ukrainës dhe pritjes së afganëve, dhe mirëpriti lidhjet ekonomike në rritje SHBA-Shqipëri dhe bashkëpunimin në sektorin e energjisë. Senatori ripohoi bashkëpunimin tonë në mbrojtje si aleatë të NATO-s dhe mbështetjen e SHBA për sigurinë kibernetike të Shqipërisë. Me Shefin e Shtabit Gjeneral Brigade Kingji, senatori Daines vizitoi bazën ajrore të Kuçovës, ku Shqipëria dhe NATO po përmirësojnë objektet për operacionet e NATO-s.

Senatori Daines shfrytëzoi gjithashtu rastin për të vizituar qytetin historik të Beratit, një vend i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s”, njofton ambasada.

Ajo që bie sy është se senatori nuk ka pasur takime me përfaqësues të opozitës shqiptare.

Nga bashkëpunimi energjitik, te baza e Kuçovës, Ambasada e SHBA

Nga bashkëpunimi energjitik, te baza e Kuçovës, Ambasada e SHBA

Lini një Përgjigje