TAGS-AT E JAVËS

Politike26 Mars 2026, 14:02

Rama ‘lan duart’ me korrupsionin: Shqipëria s’është më vend trafikantësh, shihni veten

Shkruar nga Pamfleti

Kryeministri mbron imazhin e Shqipërisë me statistika optimiste në edicionin e MatchMaker Albania. Ndërkohë, akuzat për korrupsion i konsideron “refren të lodhur”.

Rama ‘lan duart’ me korrupsionin: Shqipëria
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama i është kundërpërgjigjur akuzave për Shqipërinë, për trafikantët dhe korrupsionin.

Në edicionin e dytë të MatchMaker Albania, platforma e biznesit që bashkon investitorë ndërkombëtarë, Rama tha se “për gjithkënd që thotë jemi më të këqij, i them shihni veten”, duke shtuar se vendi ynë ka përparuar dhe po lë pas korrupsionin e krimin e organizuar.

Sipas kryeministrit, korrupsioni po zhduket.

“Nuk do të përmend trafikantët, xhirot dhe qarkullimin e drogës nëpër botë, nuk do të bëj asnjë lloj krahasimi. Kjo nuk do të thotë se jemi më të mirë se të gjithë. Por për gjithkënd që thotë jemi më të këqij, i them shihni veten, dhe le të bëjmë punën tonë, më të mirën. Ne po e bëjmë, po bëhemi çdo ditë e më të mirë.

Sot si dëshmi ndryshimi, kemi ecur nga një vend me pak muaj turizmi, me pak milionë turistë, 300-400 mln investime të huaja të drejtpërdrejta, në një vend me shumë më tepër muaj turizmi, me 12 mln turistë, dhe 1.6 mld investime të drejtpërdrejta në vit. Nuk më duket një vend që po vuan nga korrupsioni dhe krimi i organizuar, por po më duket një vend që po i lë pas, ky është fakt.

Në fakt do të isha shumë i lumtur nëse do të bëhej një votim i fshehtë këtu, do të doja votim për ata që investojnë në Shqipëri, më një pyetje shumë të thjeshtë, a keni pasur raste të korrupsionit në vendin tonë, jam i bindur që do të marr përgjigjet me 98% jo. Ne synojmë ta bëjmë 100%. Të gjithë ata që këndojnë këtë refren çdo ditë, u them të ndalen.”, tha Rama.

 

Në takimin me investitorët ndërkombëtarë, kryeministri Rama i ftoi ata të provojnë rakinë që Shqipëria t’ju duket më e mirë dhe të harrojnë problemet e saj si korrupsioni apo krimi i organizuar.

“Sot në stendën ‘Takohu me qeverinë’ do të gjeni pak raki, edhe pse nuk është më e nevojshme për t’ju dhënë entuziazëm kur vini në Shqipëri, provojeni, do t’ju bëjë që Shqipëria t’ju duket edhe më e mirë, por efekti më i madh dhe më i shkëlqyer i saj është që do t’i sjellë të gjithë në qejf e të mos vuajnë artificialisht për këtë problemin tonë, korrupsionin dhe krimin e organizuar”, tha Rama.

 

edi rama ‘lan duart’ me korrupsionin

4 Komente

  1. L
    LINDA

    TURP AI POPULL DEBIL NUK DO TA DIJE POR UL KURRIZIN

    1. v
      vk

      Cfare pret nga nje vend ku vete bariu i tij eshte perdorues droge!

      1. T
        Tony

        Si duket i ndan shiritat e miellit me te qe e di shume mire qe e perdor. He, me te lumte!

      2. v
        vkm

        Live nga nje univers paralel.

        Lini një Përgjigje