TAGS-AT E JAVËS

Politike26 Mars 2026, 11:16

Tabaku i del kundër Berishës: Salianji duhet të jetë pjesë e garës për kryetar!

Shkruar nga Pamfleti
Tabaku i del kundër Berishës: Salianji duhet të jetë
Salianji-Tabaku

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, deklaroi gjatë një takimi me të rinjtë në Shkodër se forca politike ku ajo bën pjesë duhet të ruajë dhe të përfshijë çdo figurë të saj, duke shmangur përçarjet e brendshme.

“Partia Demokratike nuk mund të humbasë asnjë figurë të saj dhe duhet të hapë dyert për të gjithë”, u shpreh Tabaku para të pranishmëve.

Duke iu referuar ish-deputetit Ervin Salianji, ajo theksoi se ai duhet të jetë pjesë e diskutimeve brenda strukturave të PD-së dhe të garojë brenda saj, pa e zhvendosur debatin në hapësirën publike. Sipas Tabakut, proceset e brendshme duhet të jenë vendimtare për drejtimin e partisë.

“Debati duhet të bëhet brenda selisë blu dhe jo jashtë saj”, theksoi ajo, ndërsa shtoi se “partitë nuk duhet të funksionojnë si monopol dhe vota e anëtarëve duhet të vendosë për ecurinë e tyre”.

Deputetja rikujtoi edhe zgjedhjet e fundit parlamentare, duke ndarë përvojën e saj me listën e hapur. Ajo nënvizoi se gabimet e së shkuarës nuk duhet të përsëriten dhe se reflektimi është i domosdoshëm për të ardhmen e partisë.

“Nuk do të përsëris gabimet e së shkuarës”, deklaroi Tabaku, duke shtuar se çdo diskutim duhet të zhvillohet brenda strukturave të Partisë Demokratike.

Ajo theksoi gjithashtu, se zgjerimi dhe forcimi i PD-së mbetet prioritet, duke theksuar nevojën për bashkim dhe përfshirje.

“Është e rëndësishme të rritemi dhe të zgjerohemi, duke i dhënë dorën çdo anëtari dhe duke mos humbur figura të rëndësishme”, u shpreh deputetja.

jorida tabaku deputetja e partisë demokratike shkoder ervin salianji

Lini një Përgjigje