TAGS-AT E JAVËS

Politike25 Mars 2026, 22:30

“Ilir Meta ka qenë me ju”, Klevis Balliu përplaset ashpër me Petro Koçin

Shkruar nga Pamfleti
“Ilir Meta ka qenë me ju”, Klevis Balliu përplaset
Koçi & Balliu

Një debat i ashpër është zhvilluar mes ish-deputetit të PS, Petro Koçi, dhe deputetit të PD, Klevis Balliu, gjatë emisionit “Off the Record” në A2CNN, lidhur me përgjegjësitë politike për cilësinë e rrugëve në vend.

Debati nisi me kritikat e Koçit për infrastrukturën, duke e cilësuar rrugën Tiranë-Durrës si “skandal”, ndërsa Balliu reagoi menjëherë duke ia atribuar përgjegjësinë qeverisjes socialiste.

Ndërsa u përmend emri i Metës, Balliu iu drejtua Koçit duke theksuar se ai “ka qenë me ju”, ndërsa ish-deputeti i PS kundërshtoi. 

Pjesë nga debati

Koçi: Rruga Tiranë-Durrës është më skandal.

Balliu: E keni bërë ju atë.

Koçi: Ilir Meta?

Balliu: Po pra, ka qenë me ju ai.

Koçi: Ngaqë ishte me ne e bëri ashtu siç e bëri?!

Balliu: E bëri PS. PD kur ka qenë në qeveri edhe Meta s’ke asnjë rrugë të dëmtuar. Kurse rrugën Qukës-Qafë Plloç ju ra me dy pika shi.

Koçi: Tiranë-Elbasan, kush e bëri? Si ju ra skarpati në Krrabë. Të ra edhe matanë tunelit dhe e rregulloi Damiani me tunelin panoramik.  

Balliu: Pse ka firmosur Edi Rama?! Pse thoni që s’është Rama, sa mirë e thoni për Ballukun, po për këtë pse nuk thoni? Apo ke frikë se ju sakaton?

Koçi: Vazhdon çështja penale.

Balliu: Funksionoi kërcënimi, edhe mbyllën gojën të gjithë atje, edhe heshtën, pa turp. Çfarë deputetësh dhe partie jeni?!

Koçi: S’ka çfarë më sakaton mua Edi Rama fare.

Lini një Përgjigje