TAGS-AT E JAVËS

Politike25 Mars 2026, 17:39

Petro Koçi: PD në krizë të thellë, përjashtimet në Durrës dëshmi e përçarjes

Shkruar nga Pamfleti
Petro Koçi: PD në krizë të thellë, përjashtimet
Petro Koçi

Ish-deputeti i PS Petro Koçi, ka folur lidhur me përjashtimi i Arlind Boshkut dhe Dritan Burgisë nga grupi i këshilltarëve bashkiakë të Partisë Demokratike në Durrës. Ai tha se ky veprim është një tregues i krizës së thellë brenda kësaj force politike.

“PD është në krizë politike, morale dhe organizative dhe sot është më keq se në vitin 1997. Pretendimi se zgjedhjet janë vjedhur bie poshtë kur vetë përfaqësues të saj akuzohen se kanë punuar për kundërshtarin. Mbështetja elektorale ka qenë në minimum historik dhe kjo tregon se PD po dëmton vetveten me strategji të gabuara”, tha ish-deputeti.

I ftuar në "Report TV", Koçi u shpreh se zhvillimet e fundit dëshmojnë një përkeqësim të situatës në Partinë Demokratike, dhe shtoi se "PD është në ditët më të zeza të saj".

Sipas tij, përjashtimet dhe akuzat e brendshme për bashkëpunim me Partinë Socialiste gjatë zgjedhjeve të fundit bien ndesh me pretendimet e PD-së për manipulim zgjedhor.

“Si mund të pretendohet se zgjedhjet janë vjedhur, kur vetë përfaqësues të PD-së akuzohen se kanë punuar për kundërshtarin?”, u shpreh Koçi.

Ai shtoi se Partia Demokratike po përballet me një krizë politike, morale dhe organizative, ndërsa theksoi se mbështetja elektorale ka rënë në nivele minimale historike.

Koçi vlerësoi gjithashtu se strategjitë përjashtuese dhe gjuha e ashpër politike po dëmtojnë opozitën dhe po forcojnë mazhorancën, duke nënvizuar nevojën për një opozitë më të qëndrueshme dhe të besueshme.

 

1 Komente

  1. L
    Liu

    Pjerdho, ju jeni bere nje tufe hajdutesh e kriminelesh por ama flisni per percarjet e PD. E vetmja gje qe ju mban bashke eshte paraja e vjedhur dhe privilegjet

    Lini një Përgjigje