Kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, i ftuar në emisionin “Off the Record” foli në lidhje me propozimet e kryeministrit Edi Rama për reformën territoriale, duke theksuar se sipas tij Rama dëshiron të lërë vetëm 30 bashki në vend.
"Këto janë probleme se unë i kam dëgjuar se s'po i shpik unë.Vazdojmë tash vazhdojmë se tashti e mora vesh se do ta shoh edhe draftin e ktyre (I referohet PD) ndryshim se unë e shoh numrat se unë i di si si është numrat si ndahet cili është qëllimi pra me këtë numër këto tentojnë që edhe me bashkitë mos lëvizin asnjë gjë mos ketë mundësi asnjë forcë e re politike që t'i konkurrojnë mos ketë mos ketë pluralizëm këshillat bashkiak po t'i kenë këto dy blloqet politike.", tha Noka.
Me konsensus, dje përfaqësuesit e mazhorancës dhe opozitës në komision votuan një kalendar të detajuar të takimeve për fazën e parë të konsultimeve në territor që do të mbahen gjatë muajve prill-maj. Konsultimet do të jenë të hapura për publikun dhe do të mbahen në 12 qarqe, ku do të ftohen zyrtarët vendorë të bashkive sipas qarqeve.
Krahas konsultimeve në terren ku do të analizohet problematikat apo përfitimet nga zbatimi i ndarjes territoriale sipas reformës së fundit në viin 2014, komisioni do të thërrasë në Kuvend kryetarët aktualë të bashkive në dëgjesa të veçanta, ekspertë të fushës, institucione e grupe interesi.
Bashkëkryetari opozitar i komisionit, deputeti i PD-së Luçiano Boçi, tha se këto dëgjesa synonin një ekspertizë serioze dhe të pavarur nga ekspertët e komisionit për problematikat reale që ka pushteti vendor.
“Jo produkt i zyrave të mbyllura, i politikës, por i një pune reale reflektuese”- tha ai.
Edhe bashkëkryetari socialist, Arbjan Mazniku e konsideroi fazën e konsultimeve në territor dhe në Kuvend si të rëndësishme për punën e komisionit.
Iniciativa për një reformë të re territoriale vjen një dekadë pas miratimit të një reformë territoriale të miratuar në vitin 2014 që shkriu komunat dhe ndau hartën administrative në 61 bashki e 12 qarqe.
Komisioni bipartizan i ngritur me konsensus politik synon të rimarrë në shqyrtim funksionimin e kësaj reforme dhe nevojën për ndryshime të reja.
Në objektivat e ngritjes së komisionit të ri parashikohet shqyrtimi i kuadrit ligjor dhe institucional të qeverisjes vendore; opsione të reja për ridizenjimin territorial dhe forcimin e kapaciteteve administrative të njësive të qeverisjes vendore;analizë e sistemit të financave vendore, etj.
Deri më tani asnjëra palë politike nuk ka artikuluar publikisht synimet për reformën e re territoriale dhe as kriteret mbi të cilat do të bazohet ajo, duke e shtyrë këtë diskutim për fazën e dytë të punë së komisionit pas konsultimeve.
Lini një Përgjigje