
Kryeministri Edi Rama ka folur sot për turizmin, ndërsa konkretisht ka komentuar plazhet në jug të vendit.
Rama tha se në Ksamil nuk do të ketë më muzikë në ‘beach bar’, teksa shtoi se do të bëhet një ridimensionim i numrit të tyre. Ai shtoi më tej se do të ndalohet muzika jashtë orëve të plazhit dhe në orët e plazhit duhet të jetë vetëm për ata që shkojnë në ‘beach bar’.
“S’do të ketë më muzikë në ‘beach bar’, madje do bëjmë ridimensionim të numrit të ‘beach bareve’. Se u habiten fare. Nga ‘beach bar’ në një ‘beach bar’ tjetër. Këtej të bërtet Metalica dhe këtej të gjëmon ndonjë tjetër. Muzika duhet ndaluar jashtë orëve të plazhit dhe në orët e plazhit duhet të jetë për ata që shkojnë në ‘beach bar’, jo ata që kalojnë nga Bypass i Fierit”, u shpreh Rama.
Lini një Përgjigje