TAGS-AT E JAVËS

Politike 4 Shtator 2025, 12:00

"Opozita i dhuroi Ramës fitoren", Açka: Votimi i Kodit Zgjedhor erdhi pas flirteve me mazhorancën

Shkruar nga Pamfleti

"Opozita i dhuroi Ramës fitoren", Açka: Votimi i Kodit

Teksa pritet konstituimi i Kuvendit të ri, deputetja Flutura Açka ka mbajtur një fjalim në Kryesinë e Kuvendit. Ajo tha se me votimin e Kodit të Ri Zgjedhor, opozita i dhuroi fitoren Edi Ramës.

Deputetja Açka theksoi se votimi i Kodit diabolik Zgjedhor erdhi pas flirteve me mazhorancën.

"Në javët e fundit të kësaj legjislature seancat tona parlamentare e humbën disi kuptimin ndaj kam hezituar të mbaj fjalën e fundit. Për ne opozitarët seancat kanë humbur kuptimin që me votimin e Kodit të ri Zgjedhor. Jemi ndëshkuar nga shqiptarët për amoralitetin e gatimit të Kodit.

Opozitarët që votuan Kodin lehtësuan fitoren Ramës dhe ia dhuruan me 12 mandate në Kuvend. Votimi i Kodit diabolik Zgjedhor erdhi pas flirteve me mazhorancën dhe shkeljen e syrit për komisionin anti-SPAK”, u shpreh Açka.

Lini një Përgjigje