
Kryeministri Rama i ka kujtuar SPAK masakrën e Gërdecit dhe “21 Janarin”.
Gjatë takimit me asamblenë socialiste të Kamzës, Rama tha se SPAK dhe GJKKO, dy institucionet e reja të drejtësisë, nuk kanë vënë ende në vend gjakun për 26 të vrarët në masakrën e Gërdecit dhe për 4 të vrarët në bulevard në protestën e 21 janarit 2011.
Ai shprehet se i ka dhënë drejtësisë pavarësinë për të hetuar vrasjet e personave të pafajshëm në këto 2 krime politike.
“Kjo shpatë ka qenë qe në 1912 në duart e atyre që kanë pasur pushtet politik. Zonja e drejtësisë këtu ka qenë hajde ta marrim në telefon e ta thërrasim se kemi ditëlindjen.. vaki.. etj.. Pra zonja ka qenë si një lloj mantenute e pushteteve. Shpatën e ka pasur pushtetin politik. Ne këtë shpatë me reformën në drejtësi i dorëzuam zonjës.
Duke i dhënë shpatën i ke hapur sytë të shohë dhe qafën tënde. PS duke qenë në pushtet është bërë dhe organizmi me të cilin bëhen operacionet kundër korrupsionit. Dhe në organizmin e përgjithshëm të pushtetit ekzekutiv ka tumore për tu pastruar. Por ndodhin dhe aksidente se është praktikë e re.
Por me kë do të merret drejtësia me të vdekurit? Apo me kënetën. Me kënetën, aq sa ka. Dhe me kënetën nuk është marrë me gjënë e madhe, që e dini shumë mirë kush është. Nëse ka një gjë që është për tu marrë me kënetën është gjaku që është në kënetë nga vrasja e njerëzve të pafajshëm, por sa i takon korrupsionit e problematikave të tjera janë çështje që kanë të bëjnë më administrimin e pushtetit.
Kuptoni se çfarë ndodh. Luli iku por aritmetikën e la prapa. Kemi pasur 60 ministra, dy ministra të aleatit të parë janë dënuar. Një tjetër në paraburgim akoma e nuk po bëj komente e një i arratisur nga Shqipëria. Ka dhe kryebashkiakë e deputetë por çfarë do të thotë kjo? I kemi dhënë drejtësisë pavarësinë", tha Rama.
Lini një Përgjigje