
Ministria e Mjedisit do të jetë nën kontrollin e Sofjan Jaupajt.
Kryeministri Edi Rama i ka besuar Jaupajt një ministri që rikthehet si portofol. Më tej, kryeministri vlerësoi figurën e Jaupajt.
“Sofjani është ndër shqiptarët më të apasionuar të Mjedisit. I ka ngjitur shkallët një nga një, i përkushtuar, duke ngjitur shkallët e karrierës dhe tani të jetë në një provë zjarri, në momentin kur Shqipëria ka nevojë të rigjenerohet dhe mbrohet”, tha Rama.
Ai theksoi se tani më shumë se kurrë vendi ka nevojë për reformën mjedisore, duke iu referuar edhe turizmit, por edhe problematikat si zjarret verore.
Lini një Përgjigje