Kryeministri Edi Rama po prezanton emrat e qeverisë së re socialiste, që është në mandatin e katërt qeverisës radhazi.
Belinda Balluku është rikonfirmuar në pozicionin që ka.
Ndërkohë që në krye të Ministrisë së Brendshme, për herë të parë Rama tha se do të emërohet një grua. Problematikat, që sipas Ramës duhet të zgjidhen nga Ministria e Brendshme, janë adresat e banesave dhe sistemi i paprambetur i zjarrfikësve.
Belinda Balluku - Zv/Kryeministre dhe ministre e Energjisë e Infrastrukturës (Rikonfirmohet në detyrë)
Albana Koçiu - Ministria e Punëve të Brendshme (Ishte në krye të Ministrisë së Shëndetësisë)
Elisa Spiropali -Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme (Vjen nga drejtimi i Kuvendit dhe zëvendëson Igli Hasanin)
Petrit Malaj - Ministria e Financave (Rikonfirmohet në detyrë)
Blendi Gonxhja - Ministria e Kulturës, Turizmit dhe Sportit (Vjen nga MEKI dhe pason Mirela Kumbaron që drejtonte Turizmin)
Sofjan Jaupaj - Ministria e Mjedisit (Mbante detyrën e zv/ministrit të Mjedisit)
Mirela Kumbaro - Ministria e Arsimit (Vjen nga drejtimi i Ministrisë së Turizmit)
Lini një Përgjigje