TAGS-AT E JAVËS

Politike24 Prill 2023, 21:52

“Rama dështoi 5 herë”, Igli Cara për Portin e Durrësit: Pse nuk ua fal paratë qytetarëve, por ia jep Alabarit?

Shkruar nga Pamfleti
“Rama dështoi 5 herë”, Igli Cara për Portin e
Igli Cara

Kandidati i koalicionit “Bashkë fitojmë” për Bashkinë e Durrësit, Igli Cara ka folur në lidhje me projektin Portit të Durrësit.

I ftuar në emisionin “Open”, Cara u shpreh se parimisht është pro për ndërtimin e një porti, por duhet të jetë në funksion të qytetarëve.

Më tej, Cara shtoi se kryeministri Edi Rama duhet t’i falë paratë qytetarëve dhe jo Alabarit.

“Pse nuk u bë Durrësi në këto vite kështu siç thotë Rama? Nuk mund të vijë një njeri pas 5 mandateve e të thotë që do bëj këtë e do bëj atë. Të kesh dështuar 5 herë e të vish të premtosh sërish, duhet thënë stop. Për Portin e Durrësit, nuk e di në cilën pikë e ndihmon qytetin, kur nuk jep shpjegim pse ato para nuk ia jep qytetareve por ia fal Alabarit. Jo çdo gjë Rama mund të bëjë. Nuk shpjegoja dot dhe këtu them që si ka mundësi që nuk e bën dot. Gjiri i Durrësit është ndërtuar me investitorë të huaj dhe shqiptarë. Qytetarët duhet të kuptojnë që vetëm për taksat ka vjedhur mbi 2300 euro. Kushtetuta është e shkelur në të dyja këmbët. Mund të futet Durrësi në vendet që Rama ka investuar për turizmin? Nëse do të testosh qytetarët e Durrësit, nuk i ka bërë nder qytetit, ka incidente në ditë. Ne do të bëjmë ndërhyrje për të mos pasur incidente të tilla. Durrësi jo vetëm që ka trafik, por s’ka një parkim nëntokësor. Këta nuk bëjnë as dizefiktmin”, tha Cara.

igli cara porti i durresit rama alabari

Lini një Përgjigje