
Ish-deputeti Myslim Murrizi tha në një intervistë se nuk është hera e parë që kryeministri Rama zgjedh të “bëjë bujë” përmes këngëve që përzgjedh në fushatë elektorale.
Ai kujtoi disa vite ku Rama ka përdorur forma të veçanta për të rënë në sy te qytetarët e për t’u mbajtur mend.
“Rama e ka strategji dhe është hera e katërt. Në 2013-tën me dajre në autobus, këndon Rama, këndon Linda, këndonin këta të tjerët. Në 2017-tën me rrotën, më jepni mua timonin tha. Në 2021-shin nuk foli fare, aheng këtu, aheng atje. Kjo fatkeqësisht do të thotë se shqiptarët nuk duan program”, u shpreh Murrizi për “Euronews Albania”.
Ai tha se për këtë gjë nuk mund t’i vërë faj Ramës, duke marrë parasysh se qytetarët e pranojnë diçka të tillë, që ai e cilësoi si “tallje”.
“Herë me dajre, herë me rrotë, tani me tre pemë me bisht lopate, kërcen tallava, tra la la. Mirë ky që gëzon se ka vjedhur 2-3 qind milionë euro, po ajo plaka në Kamëz ça ka që kërcen”, u shpreh Murrizi.
Lini një Përgjigje