
Ish-kryeministri Sali Berisha ka kërkuar votën e banorëve të Kamzës për kandidatin Arjan Hoxha. Sipas Berishës, ai është kandidati që u duhet kamzalinjve dhe jo Rakip Suli, i cili sipas tij di vetëm të vjedhë fondet e shtetit.
Berisha shtoi se Arjan Hoxha do të shpërbëjë pushtetin monist të ngritur nga Rama në këtë bashki.
“Arjan Hoxha kandidati i dinjitetit tuaj, do të shkrijë të gjithë energjinë e tij, dhe do bëjë gjithçka së bashku me ju që ta ndryshojë gjendjen në Bashkinë e Kamëz dhe që taksat tuaja t’i shndërrojë në shërbimin tuaj. Më 14 maj Kamza ndahet nga sistemi më i keq që ka njohur njerëzimi. Të gjitha pushtetet sot janë në duart e një njeriu. Edi Rama kontrollon sot të gjitha pushtetet e këtij vendi dhe e vërteta është se kontrollon të gjitha financat, gjykata polici, shërbimin informativ, presidencë dhe çdo institucion tjetër. Ne votojmë jo vetëm për të vendosur Arjan Hoxhën qytetar të parë në Bashkinë e Kamëz, por edhe për të shpërbërë pushtetin monist të Ramës dhe për të vendosur përsëri sistemin demokratik. Këto vite kanë qenë vite të në varfërimi të frikshëm të qytetarëve të Kamës. Vetëm në një vit Rama ka vjedhur 122 mld lekë në buxhetin e shtetit. Janë rrogat e 8 viteve për shqiptarët. Edi Rama po gjobit Shqipërinë, 1.6 mld euro, 110 mln euro e dënoi gjykata e Uashingtonin për Agon Channel ,kjo sepse ai Tv kritikonte Ramën. Ai Tv shkoi të filmonte dasmën e Erion Veliajt që bëhej me paratë e ministrisë. Zinxhiri i gjyqeve nuk ka fund shkon në 1.6 mld euro. Pasi mblodhi paratë nga rritja e çmimeve nuk ia ndau qytetarëve, por ia dha klientelës së tij”, tha Berisha.
Lini një Përgjigje