
Partia Socialiste po shkel me të dyja këmbët Kodin Zgjedhor. Edhe pse ndalohen inaugurimet, premtimet dhe shfrytëzimi i postit për fushatë, KQZ duket se po përkëdhel socialistët.
Sot u shqyrtua një ankesë ndaj kryebashkiakes së Lushnjes, Eriselda Sefa dhe Komisioni i Sanksioneve dhe ankesave e gjobiti atë me plot 25 mijë lekë të vjetra. Duke parë se një politikan me aq para pinë kafe në mëngjes, duket se KAS e dërrmoi kryebashkiaken.
“Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve shqyrtoi kërkesën nr. 13, të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve për vendosje sanksioni administrativ ndaj kryetarit të Bashkisë Lushnjë dhe personit përgjegjës për raportimin e veprimtarive publike në bashkinë Lushnjë, për zhvillim te veprimtarive publike, pavarësisht nga ndalimi që ishte vendosur për to më parë nga ana e KQZ-së.
Në përfundim të shqyrtimit, KAS pranoi pjesërisht të kërkesës nr. 13, dhe vendosi sanksion administrativ me gjobë në masën 5 000 (pesë mijë) lekë për personin përgjegjës për raportimin e veprimtarive publike, në bashkinë Lushnje dhe sanksion administrativ me gjobë në masën 2 500 (dymijë e pesë qind) lekë për kryetaren e Bashkisë Lushnje.
Gjithashtu, KAS shqyrtoi kërkesën nr. 14, të Komisionerit Sheteëror të Zgjedhjeve për vendosje sanksioni administrativ ndaj personit përgjegjës për raportimin e veprimtarive publike në bashkinë Tropojë, për mosraportimin e një veprimtarie publike te kryetarit të Bashkisë Tropojë.
Në përfundim të shqyrtimit, KAS pranoi kërkesën nr. 14 dhe vendosi sanksion administrativ me gjobë në masën 5 000 (pesë mijë) lekë për personin përgjegjës për raportimin e veprimtarive publike, në bashkinë Tropojë”, njoftoi KAS.
Lini një Përgjigje