
Analisti Ben Andoni ka analizuar zhvillimin e deritanishëm të fushatës elektorale, për të cilën tha se lë shumë për të dëshiruar.
I ftuar në emisionin “Debat” në “A2 CNN”, Andoni tha se shqiptarët po i shikojnë votimet më shumë si një proces tallavaje, sesa një proces që përball të ardhmen e 4 viteve të tyre. Sipas tij kjo vjen si rezultat i edukimit të ulët të shoqërisë shqiptare.
Andoni kritikoi edhe partitë politike për mënyrën se si ata kanë zgjedhur ta bëjnë fushatën, ku nuk përmendet asgjë për problemet reale të qytetarëve.
“Elementi i parë që është shumë shqetësues, ka lidhje me edukimin e publikut shqiptar. Më vjen keq ta them, por publiku shqiptar është i paedukuar për sa i përket zgjedhjeve. Publiku po i shikon votimet më shumë si një proces tallavaje sesa një proces që përball të ardhmen e 4 viteve të tyre.
Një element që më shqetëson jashtëzakonisht është paedukata e dy forcave politike, duke bashkuar Partinë Demokratike. Më shqetëson shumë, qoftë shoqëria civile, media apo partitë politike, të bënin ballafaqimin real të kandidatëve. Ne duhet të tregonim dështimin jo të vogël të pushtetit lokal të PS-së në disa vende. Ne nuk na thonë asgjë se si ka mundësi që disa bashki gati falimentuan. Nga opozita më ka shqetësuar fakti që pothuajse e ka të thelluar konceptin e Rozafës, të prishet pastaj të ndërtohet.
Të gjitha këto elemente bashkë më bëjnë të mendoj se ky proces është një proces inercie i proceseve të shkuara”, tha analisti.
Lini një Përgjigje