TAGS-AT E JAVËS

Politike12 Shkurt 2026, 15:03

Rama sulm gjykatave: Kanë dhënë 92 vendime në favor të llumit, fatura financiare 12 mln euro

Shkruar nga Pamfleti
Rama sulm gjykatave: Kanë dhënë 92 vendime në favor të
Edi Rama

Në javët e fundit, Kryeministri ka ashpërsuar gjuhën ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve, ndërsa në disa raste është përfshirë në replika të forta me to në distancë...

Kryeministri Edi Rama nuk ndalet në sulmin ndaj gjyqësorit, teksa Kushtetuesja nuk ka arritur të marrë sot një vendim lidhur me nivelin e pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve të rretheve gjyqësore.

Në një reagim në “X”, Rama shkruan se Gjykatat kanë dhënë 92 vendime në favor të llumit, me një faturë financiare prej 12 mln euro.

A e dini se gjykatat kanë dhënë deri më tani 92 raste në favor të llumit të pastruar nga vetingu, duke u dhënë një trajtim financiar prej rreth 12 milionë Eurosh nga buxheti i shtetit, pra duke i trajtuar jo si fajtorë, po si viktima që duhen dëmshpërblyer?!

Akoma më keq, këto vendime gjykatash janë dhënë me urdhër ekzekutimi pa marrë vendimi formë të prerë (në Gjykatën Administrative të Apelit), duke e detyruar ISSH-në që nga fondi i pensioneve të kryejë pagesat për shkak të vendimit me ekzekutim!

Dhe ndërkohë, radha për të marrë lekë nga taksat vazhdon edhe përtej këtij numrit  92, që do të thotë se ato 12 milionët mund të shkojnë shumë më tepër…

Kjo quhet pavarësi e papërgjegjshme!”, shkruan Rama.

Në javët e fundit, Kryeministri ka ashpërsuar gjuhën ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve, ndërsa në disa raste është përfshirë në replika të forta me to në distancë.

Prokurorët dhe gjyqtarët në reagimet e tyre e kanë konsideruar Kryeministrin si “populist”, ndërsa gjuhën e përdorur prej tij si cënim për pavarësinë e sistemit të drejtësisë dhe ndërhyrje e fortë politike.

Sulmet e Ramës janë intensifikuar veçanërisht pasi shoqatat e Prokurorëve dhe Gjyqtarëve iu drejtuan Kushtetueses për të riparë nivelin e pagave. Rama e konsideroi këtë veprim si të padrejtë dhe si "qiqra në hell" që kërkoheshin nga gjyqtarët e prokurorët, duke synuar t'i imponoheshin Qeverisë në kompetencat e saj.

 

edi rama sulm gjyqtare

4 Komente

  1. “Oj si thote”

    Tu dogj barku ty mor,po ju bashke me thithlopen,kokpaçen Balluke gjytrymen keni rrufisur 9 miliarde € ne vite nga grabitjet pa maske ne tendera etj

    1. K
      Kryeministri Blendi Gonxhja

      Do shkojne shume me teper pasi qeveria jote nuk e ka aspak problem te beje shkelje pas shkeljesh. Nese bllokon permbarimet, do lesh leshte ne Strasburg. Pervec te korruptuar jeni dhe injorante e nuk e keni problem te beni shkelje ligjore pa hesap.

      1. E
        Ervehe

        Ti ore hajvan me goje Edi Rama, nuk ka prekur njeri parate e buxhetit te shtetit se ku ke lene gje ti me Belinda Ballukun. Gjyqtaret dhe prokuroret e hequr nga Vetingu qe ti quan llum, pale cdo te thone ty dhe Beles mut fare, u jane mbajtur nga rroga e tyre nje milion leke te vjetra ne muaj , sigurime dhe po marrin leket e tyre se te jete per ty dhe Belen i le pa buke. Ik gjej ndonje keshilltar te sakte juridik qe te ti shpjegoje keto gjera se je dru fare. Ato leke jane te tyret, ti pensionet paguaje me ato miliardat qe ke vjedhur ti me gjithe Qeverine tende jo sic thote ajo shprehja "Hiqjan Lenes jepja Prenes", pra shkurt dhe sakte ata po marrin leket e tyre qe ti kane paguar ty ore mortje

        1. T
          Tobi

          Si ka mundesi qe llumi me i madh ne kete vend eshte pikerisht kryellumi rama

          Lini një Përgjigje