Kuvendi i Shqipërisë ditën e sotme ka dalë me një deklaratë të përbashkët për gjyqin që po zhvillohet në Dhomat e Specializuara në Hagë, ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, theksoi se kjo shkresë është në përputhje të plotë me qëndrimin që kjo forcë politike gjithnjë ka mbajtur ndaj procesit gjyqësor.
“Sikur sot të ishte gjallë Adem Jashari, edhe ai, sipas këtyre prokurorëve duhej të dënohej me 45 vite burg se luftoi për lirinë e vendit të vet. Heroi ynë kombëtar bashkë me heronjtë e tjerë që u përmendën këtu, nuk mund të përballen me këtë akt-akuzë sepse pushtuesi i ka vrarë.”, tha ai në nisje të fjalës së tij.
Pretenca, tha ai, është një batërdi e tmerrshme dhe një baltë në vijim të baltave që janë përpjekur të hidhen në këto 27 vite kundër luftës çlirimtare në Kosovë.
“Valët biblike njerëzore që i iknin kasaphanës, na qenkan zeruar, duke u lënë vendin trillimeve se gjoja UÇK na paska qenë një grup i strukturuar kriminal. Ajo pretencë është një alarm i madh, për çdo shqiptar në çdo cep të globit”, tha Balla.
Më tej, përmendi krimet ndaj shqiptarëve në Kosovë.
“Kam një pyetje për prokurorët, janë 12 mijë bij e bija shqiptare të cilëve iu grabit jeta në Kosovë. Janë 20 mijë gra dhe vajza shqiptare në Kosovë që u përdhunuan, janë 1 600 shqiptarë të vdekur e të pakallur, ose siç thuhet me këtë gjuhën burokratike të Hagës, rezultojnë të zhdukur. Po për këta, çfarë mund të bëhet dhe si do t’i bëhet?!”, tha Balla në Kuvend.
Theksoi se për asnjë nga personat e akuzuar për krime në Kosovë, nuk ekziston një kërkesë për 45 vite burg, përveç ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.
Tani po rrevoltohet Balla..e kush ja pjerdh Balles apo sa per tymnaje e per te devijuar vemendjen, do bejme sikur zihemi me nderkombetaret..