TAGS-AT E JAVËS

Politike 8 Maj 2023, 17:18

Qeverisë dhe Parlamentit u vihet “dryni”, ministrat, zv/ministrat, Sekretarët e Përgjithshëm dhe deputetët në “aksion” për vota

Shkruar nga Pamfleti

Qeverisë dhe Parlamentit u vihet “dryni”, ministrat,

Parlamenti ka 1 muaj pa u mbledhur. Seanca e fundit ishte më 13 prill dhe mësohet se ka pasur një dakordësi mes krerëve të grupeve të PS dhe PD, pra mes Taulant Ballës dhe Enkelejd Alibeajt që të pezullohen seancat...

Ministrat, zv/ministrat, Sekretarët e Përgjithshëm dhe deputetët kanë lënë pas detyrat e tyre dhe janë vënë të gjithë në shërbim të partive, duke u vënë drynin zyrave shtetërore. Ndonëse jemi në zgjedhje vendore, shteti është vënë në shërbim të PS dhe të gjithë janë hedhur në sulm për të mbledhur vota. Me pak fjalë, si qeveria ashtu dhe Parlamenti nuk janë fort në shërbim të qytetarëve.

Parlamenti ka 1 muaj pa u mbledhur. Seanca e fundit ishte më 13 prill dhe mësohet se ka pasur një dakordësi mes krerëve të grupeve të PS dhe PD, pra mes Taulant Ballës dhe Enkelejd Alibeajt që të pezullohen seancat sepse deputetët do dalin të mbledhin vota. Kjo bëhet e ditur në një procesverbal të mbledhjes së kryetarëve të datës 30 mars.

Gjëja tjetër, që ju e thatë, e keni parashikuar pa i vendosur asnjë lloj kufizimi veprimtarisë normale të Kuvendit, por duhet të keni parasysh që ne futemi në fushatë zgjedhore dhe për këtë arsye duhet bërë një balancim më i mirë i ngarkesës së seancave parlamentare, me ngarkesën që do të ketë fushata zgjedhore. Unë mendoj se duhet t’i kushtohet një rëndësi e posaçme diskutimit të çdo projektligji, por për sa kohë që vëmendja e publikut apo edhe ajo mediatike është e tillë, që mund ta eklipsojë atë çfarë duhet të diskutojmë, nga ana juaj duhet të gjendet njëlloj raporti i mirëkuilibruar midis shpërndarjes së projektligjeve me ngarkesën për çdo seancë plenare”, ka propozuar Alibeaj.

Qeverisë dhe Parlamentit u vihet “dryni”, ministrat,
Procesverbali i Konferencës së Kryetarëve

Por propozimi i tij është mbështetur menjëherë nga Balla, duke i vënë drynin Parlamentit. Kjo ka bërë që dhe të justifikohet Rama për mosrritjen e pagave, me arsyen se Kuvendi nuk po miraton dot ligjin.

Më vjen mirë që zoti Alibeaj, e shtroi këtë çështje. Në fakt, edhe nga përvoja me zgjedhjet vendore të viteve 2007, 2011, 2015, 2019, Konferenca e Kryetarëve e ka diskutuar dhe ka pasur dakordësi që, në rastin tonë, për dy ose tri të enjte, që bien seanca plenare përgjatë zhvillimit të fushatës, Kuvendi ka rënë dakord në Konferencën e Kryetarëve që këto tri seanca të zhvillohen në javët pas fushatës. Siç e tha edhe zoti Alibeaj, në fund të fundit në njëfarë mënyre edhe Kuvendi, ndërsa populli është thirrur të votojë, edhe pse janë zgjedhje vendore, ka edhe një humbje vëmendjeje, nëse do të përdorja ato që tha zoti Alibeaj. Për ta konkretizuar këtë që po them, nëse i hedhim një sy, nga sot deri më 14 maj, ne kemi vetëm 4 seanca, më: 13 prill, 20 prill, 27 prill dhe 13 maj, duke mos harruar këtu, të dashur kolegë, që ka edhe disa festa zyrtare, të cilat janë të gjitha në këtë hapësirë kohore, pra, 9 prilli, 16 prilli, 21 prilli, 1 maji janë të gjitha të përfshira në këtë hapësirë”, ka thënë Balla.

Por përveç Kuvendit, edhe qeveria ka dalë jashtë funksionit. Ndonëse të mërkurave thuhet se ka mbledhje, merren thjesht disa vendime sa për të larë gojën. Kjo pasi nëse shihet fushata e Ramës, të gjithë ministrat kanë dalë të mbledhin vota. Bashkë me të edhe zv/ministrat dhe Sekretarët e Përgjithshëm. Kjo gjë është konstatuar dhe nga KQZ, pasi është kërkuar gjobitja e 5 Sekretarëve të Përgjithshëm. Ndërkohë që ligji është i qartë, Sekretarët kanë statusin e nëpunësit civil dhe nuk duhet të përfshihen në politikë. Siç ndodh rëndom te ne, kur ka zgjedhje të gjithë hidhen në sulm për vota dhe shtetit i vihet dryni./Pamfleti

Qeverisë dhe Parlamentit u vihet “dryni”, ministrat,
Sekretarët e kapur me shkelje

fushata kuvendi

Lini një Përgjigje