
Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve ditën e sotme ka gjobitur 15 kryetarë bashkish pasi kanë përdorur faqet zyrtare të rrjetit social, ‘Facebook’ të institucioneve që drejtojnë për të bërë fushatë elektorale për zgjedhjet vendore të 14 majit.
Bëhet me dije se KAS i ka gjobitur krerët e bashkive me një gjobë prej 10 mijë lekësh pasi kanë shpërndarë në rrjete sociale materiale propagandistike dhe njoftime për evente që lidhen me fushatën elektorale. Sipas autoriteteve përkatëse këto veprime bien ndesh me Kodin Zgjedhor.
Në lidhje me këtë veprim, kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi kishte kërkuar që këto kryebashkiakë të gjobiteshin me një gjobë prej 3 mijë lekësh, por në vendimin e tij KAS e ka çuar në vlerën prej 10 mijë lekë.
Të gjithë kryebashkiakët e gjobitur nga KAS janë njëkohësisht edhe kandidat për të fituar një tjetër mandat në krye të bashkisë në zgjedhjet vendore të 14 majit.
Lista e kryetarëve të bashkive të gjobitur nga KAS:
Andi Salla – Kryetar i Bashksë Cërrik
Armando Subashi – Kryetar i Bashkisë Fier
Arif Tafani – Kryetar i Bashkisë Belsh
Redjan Krali – Kryetar i Bashkisë Kavajë
Gledian Llatja – Kryetar i Bashkisë Elbasan
Erion Isai – Kryetar i Bashkisë Kolonjë
Safet Gjici – Kryetar i Bashkisë Kukës
Pjerin Ndreu – Kryetar i Bashkisë Lezhë
Klement Ndoni – Kryetar i Bashkisë Këlcyrë
Majlinda Bufi – Kryetare e Bashkisë Roskovec
Eriselda Sefa – Kryetare e Bashkisë Lushnjë
Nuri Belba – Kryetar i Bashkisë Përrenjas
Pali Kolevski – Kryetar i Bashkisë Pustec
Qerim Ismailaj – Kryetar i Bashkisë Mallakastër
Elton Arbana – Kryetar i Bashkisë Shijak
Lini një Përgjigje