TAGS-AT E JAVËS

Politike 8 Maj 2023, 16:06

“Qeveria është e keqja më e madhe e këtij vendi”, Alibeaj nga Pogradeci: Ta rrëzojmë regjimin Rama-Berisha më 14 maj

Shkruar nga Pamfleti

“Qeveria është e keqja më e madhe e këtij

Kryetari i komanduar i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka zhvilluar ditën e sotme një takim me qytetarët e Pogradecit të cilëve u ka kërkuar votën për kandidatët e PD-së për këshillin bashkiak.

Gjatë fjalës së tij, Alibeaj e cilësoi Berishën si përgjegjësin kryesor për gjendjen ku ndodhet Partia Demokratike sot, duke shtuar se pas dy viteve lëngatë PD ka arritur të çlirohet.

Sakaq, ai tha se diskutimet e tij gjatë takimeve kanë qenë të orientuara tek qeveria, duke shtuar se kjo e fundit është e keqja më e madhe e këtij vendi.

Më tej, Alibeaj theksoi se largimi i qeverisë nuk mund të bëhet as me revolucion paqësor, sepse sipas tij revolucioni është mënyra sesi dëshiron të veprojë Berisha. Ai deklaroi se nevojitej një alternativë e re në politikë, ndryshe nga Meta dhe Berisha.

Pjesë nga fjala e Alibeajt:

Dëgjoni t’iu them diçka: mbase e keni vënë re, ajo se çfarë unë kam mbajtur si fjalë apo si linjë në diskutimet e mia, ka qenë kryesisht por jo vetëm e orientuar tek Sali Berisha, e dini pse? Sepse unë mendoj këtë gjë: E keqja më e madhe e këtij vendi sot është qeveria, këtu nuk ka asnjë lloj diskutimi. Qeveria e cila përfaqësohet nga një pinjoll i diktaturës, Edi Rama. Por çfarë ka bërë ai? Nuk ka bërë gjë tjetër veçse ka vazhduar të njëjtin mentalitet të mbajtjes së pushtetit, kacavjerrjes me duar, është e njëjta frymë siç edhe Sali Berisha e ka bërë dikur, kjo është e vërteta. Dhe të shpëtojë Shqipëria prej pikërisht kësaj asfiksie që i ka bërë politika e vjetër 33 vjeçare, unë them që bëhet në këtë mënyrë. Nuk bëhet me revolucion paqësor siç e kemi dëgjuar nga pala tjetër. Ç’do me thënë revolucion paqësor?! Tek e fundit është një mjet dhe instrument bolshevik. Jo! Të djathtët nuk përdorin mjete të majta kundër së majtës, ndryshe pastaj nuk do të ishin të djathtë. Jo! E keqja më e madhe që quhet sot regjimi i Edi Ramës, që në fakt është një regjim post diktatorial, është regjim sovjetik. Mungesë lirie, mungesë hapësire, frymëmarrjeje, shantazh apo jo?

Edhe sot në fushatë vazhdon presioni i shtetit ndaj njerëzve, në 2023-in, vend i NATO-s, në Europë. Çfarë zgjedhjes janë këto? Atëherë mënyra më e mirë është që të nxjerrim një alternativë tjetër. Cila është alternativa tjetër? Për çfarë akuzohet sot Rama që e ka ngritur në sistem? Për korrupsion. Nga fillimi deri në fund, nga Tirana e deri në skajin më të largët të Shqipërisë, fjala e vetme që ata të cilët sot janë në shtet, nga kryeministri e deri tek nënpunësi më i rëndomtë, ngrihen në mëngjes dhe thonë çfarë do vjedh sot. Si do ta vjedh sot, si do t’ia nxijë jetën njerëzve, si do t’ia zhvas ato lekë nga xhepi. Dhe simptomat janë të tilla, njerëzit ikin. Ikin njerëzit sepse të themi atë që është, se deri më tani as nuk ju kemi dhënë shpresë. Shqiptarët nuk janë popull nomad, marrin trastat dhe të ikim, jo! Duhet që shqiptarët të rrinë këtu, të kenë një alternativë, të kenë një mundësi të besueshme. Dhe që ta bëjmë këtë, ne nuk duhet të pranojmë asnjë nga simptomat e Ramës, po që i ka veshur edhe Berisha. I korruptuar Rama, i korruptuar Berisha. Kjo është e vërteta, në 2013-ën pse ramë ne nga qeveria? Këtu kemi qenë të gjithë. Ramë nga qeverisja se në 2009-ën kur Sali Berisha beri aleancë me Ilir Metajn, qeverisja jonë mori poshtë e më poshtë. Virusi i korrupsionit i futur në qeverisjen tonë në atë kohë, u bë një rrugë që filloi të ndiqej edhe nga njerëzit tanë.

rama berisha 14 maj alibeaj regjim

Lini një Përgjigje