TAGS-AT E JAVËS

Politike 8 Maj 2023, 12:40

Plas grushti në Mat, kryebashkiaku Malaj: Demokratët e Berishës dhunuan zyrtarët e bashkisë

Shkruar nga Pamfleti

Plas grushti në Mat, kryebashkiaku Malaj: Demokratët e Berishës

Një tjetër incident ka ndodhur në fushatën zgjedhore teksa na ndajnë vetëm pak ditë nga 14 Maji.

Pas të shtënave me armë në Pukë dhe pas djegies së posterave të Partisë Demokratike në hyrje të Rrëshenit, këtë radhë një tjetër ngjarje ka ndodhur në Mat.

Kryetar i kësaj bashkie e njëherësh edhe kandidat i Partisë Socialiste, Agron Malaj ka postuar një video ku pretendon se janë dhunuar nga demokratë që mbështesin Sali Berishën. 

Sipas tij, këto persona kanë dhunuar mbrëmë dy zyrtarë shtetërorë gjatë koncertit që bashkia po mbante në sheshin “Ahmet Zogu”, përpara zyrave të koalicionit “Bashkë Fitojmë”.

“Denoncim Publik! Të dashur qytetare Matjane, gjatë gjithë fushatës time elektorale jam përpjekur të shpjegoj dhe rikujtoj se këta që kemi përballe janë një bandë qe nuk rrinë dot kurre pa bere çorbë dhe maskarada. Ky këtu është Sokol Hajredin Rami me banden e tij , djali i tij Erik Sokol Rami, Klajdi Jakup Metra dhe Aldo Xhezmi Dika që godasin dy zyrtare shtëror gjatë koncertit të mbrëmshëm në sheshin “Ahmet Zogu”, përpara zyrave të kualicionit “Bashkë Fitojmë”. Ky eksoponent i Partise Demokratike pa vule që shoqëron kandidatin Skender Gjuci qysh kur ishte Kr Komune por dhe sot mendon të shantazhojë popullin e Matit me veprime të tilla. Keto banda janë llum i neveritshëm, që mendojnë se me të tilla veprime do shantazhojne popullin e Matit. Turp turp turp për llumin.”, shkruan Malaj.

agron malaj mat

Lini një Përgjigje