TAGS-AT E JAVËS

Politike 8 Maj 2023, 10:08

Gjyqi me Berishën, Erion Veliaj shkon në SPAK

Shkruar nga Pamfleti

Gjyqi me Berishën, Erion Veliaj shkon në SPAK

Kryebashkiaku Erion Veliaj është paraqitur mëngjesin e ditës së sotme Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Veliaj ka shkuar në institucionin e lartë të drejtësisë për seancën e parë të gjyqit me ish-kryeministrin Sali Berisha, të cilin e ka akuzuar për shpifje për deklaratat që ka bërë në lidhje me Iranin.

Berisha këtë javë në një intervistë televizive tha se Veliaj po fut para nga Irani.

"Veliaj është marrë dhe në pyetje. Shkuarja e tij në Iran ka ngjallur shqetësim të ata që e kanë diktuar dhe na kanë njoftuar ne. Në 2008 ma sollën lajmin shërbimet, është pyetur për vizitën e tij në Iran. Problem është se pas këtyre viteve dalin Bruno Presezzi, pronari 80 përqind i inceneratorit të Tiranës i lidhur me Ali Aliahbadin, ish-komandon e Pasdaranit”, tha Berisha. 

 

veliaj spak

Lini një Përgjigje