TAGS-AT E JAVËS

Politike13 Tetor 2023, 16:25

"Qëndrimi yt është anti-Kurt", Burimi përplaset me Demaliajn: Të ka paguar Berisha si avokat mbrojtës?

Shkruar nga Pamfleti

"Qëndrimi yt është anti-Kurt", Burimi përplaset me

Analisti Genc Burimi dhe publicisti Ilir Demaliaj janë përfshirë në një debat, duke diskutuar lidhur me prezencën e Ramës dhe Kurtit në stadium ditën e djeshme.

Gjatë një diskutimi për “News 24” në lidhje me prezencën e kryeministrit shqiptar Edi Rama në stadium dhe atij kosovar, Albin Kurti, por të ndarë, Demaliaj iu drejtua Burimit duke i thënë se “A i ke marrë parët për të bërë avokatin e Berishës”.

Menjëherë analisti Burimi e ka kundërshtuar duke i thënë se sa herë që Demaliaj nuk ka argumente, bën sulme personale.

Pjesë nga debati:

Demaliaj: Nuk dua të gjykoj kush ishte fajtori, por duhet. Kryeministri i Kosovës vjen në Tiranë, tregoi se nuk do të ulet me Ramën, se ky i fundit është vëllai i Vuçiçit. Gjendja e Kosovës është shumë e rëndë. Imagjino që të përshkallëzohet situata në Gaza, do hiqet vëmendja nga Kosova. Jemi në terezi se çfarë bëjmë? Ne nuk kemi shfrytëzuar momentet kryesore në këto 30 vite. Këta njerëz që kanë shkatërruar vendin, të vjen të qisësh zorrët e barkut.

Burimi: E dija pak a shumë qëndrimin e Demaliaj, pasi qëndrimi i tij është anti-Kurti…

Demaliaj: Nuk jam anti-Kurti! Nuk jam! Unë jam pro një mendimi qytetari, jo provincial të prapambetur.

Burimi: Unë mund të jemi anti-Biden, anti-Trump, kjo është demokracia. Është për të ardhur keq që ky qëndrim anti-Kurti, Demalia mori shembullin më të keq, atë të izraelit. Jemi në një situatë që një palë Kurti, akuzon palën Rama për tradhti. Nuk më duket skandaloze që Kurti të mos pranojë të ulet në një tribunë me Ramën.

Demaliaj: Mos merr krahasim Kosovën dhe Shqipërinë me Francën dhe Izraelin.

Burimi: Ti i more zotëri…

Demaliaj: Franca de Izraeli kanë këllqe, ti zotëri nuk ke këllqe. Ne s’kemi këllqe. Nëse ndryshojnë situata gjeopolitike dhe largohet vëmendja nga Kosova dhe KFOR e NATO të largohet nga vendi, mos o Zot, Serbia e merr dhe e qit Kosovën për 1 javë.

Demaliaj: A e ke marrë paret për të bërë avokatin e Berishës në Francë?

Burimi: Sa herë që janë keq disa njerëz bëjnë sulme personale. ku s’ke argumente. Ç’punë ke ti me mua?! Merru me argumentin.

burimi demaliaj debat

Lini një Përgjigje