
Ish-kryeministri Sali Berisha në deklaratën e përjavshme për gazetarët është pyetur për mbledhjen e fundit të grupit të PD ka pasur propozime nga deputetët për ribërjen e partisë.
Berisha është shprehur kundër propozimit të disa deputetëve për rithemelimin e Partisë Demokratike.
Ish kryeministri tha gjithashtu se çdo deputet ka të drejtë të diskutojë për PD-në, por sipas tij përpara një padrejtësie ata nuk duhet të tërhiqen.
"Çdo deputet ka të drejtë dhe tagër të diskutojë për PD-në. Jo vetëm në atë mbledhje, por ekzistojnë mendime për karshi bllokimit dhe plaçkitjes së vulës dhe logos nga Edi Rama, PD mund të gjejë modalitete të tjera ligjore. Si diskutim është normal. Mendimi im është që para një padrejtësie njeriu nuk tërhiqet. Ne duhet të bëjmë një luftë deri në fund me Ramën që do të mbajë peng logon tonë. Ju e shikoni, ligji është taksativ që Gjykata e Lartë duhet ta kthente përgjigjen brenda 30 ditëve. Por Gjykata e Lartë e mban aty për të penguar dërgimin tonë në Strasburg", tha Berisha.
Më tej ish kryeministri tha se Rama është i vendosur të bëjë gjithçka për një sistem qeverisje të bazuar mbi bandat, drogën dhe krimin.
“Rama është i vendosur të bëjë gjithçka për një sistem qeverisje të bazuar mbi bandat, drogën dhe krimin. Opozita në ditët në vazhdim do shqyrtojë situatën shumë kritike të krijuar nga votimi i djeshëm në Kuvend dhe do të dalë në konkluzionet e saj. Rama dhe pluralizmi janë të papajtueshëm. Rama mori dje përsipër emërimin e përfaqësuesve të partive opozitare. Bylykbashi është zgjedhur nga PD dhe parti të tjera opozitare, si një nga ekspertët më të shquar të të drejtës elektorale. Kjo nuk i intereson Ramës, i intereson pengu i tij “Brava” me Alibashën”, tha Berisha.
Lini një Përgjigje