TAGS-AT E JAVËS

Politike18 Tetor 2023, 16:17

Qëndrimet ndaj Kosovës, Berisha: Deklaratat e presidentit kroat dhe Ramës janë si dita me natën

Shkruar nga Pamfleti

Qëndrimet ndaj Kosovës, Berisha: Deklaratat e presidentit kroat dhe

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur për mediat pas seancës së posaçme në kuadër të vizitës së Presidentit kroat, Zoran Milanoviç.

Berisha u shpreh se të krahasosh qëndrimet e presidentit të Kroacisë me qëndrimet e Edi Ramës konstaton një kontrast si nata me ditën.

Ai shtoi se PD mirëpret vizitën e presidentit Milanoviç dhe e garanton Kroacinë se për ne marrëdhëniet me këtë vend anëtar të BE-së dhe NATO, janë një përparësi në marrëdhëniet tona në rajon dhe me gjerë.

“Ishte detyrim moral dhe i gjithanshëm, në respekt të Kroacisë një vend mik i vërtetë i Shqipërisë dhe të presidentit të saj, Milanoviç i cili me qëndrimet e tij në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, por edhe pas OKB-së ka dëshmuar ndjenjat e tij më miqësore ndaj shqiptarëve, Kosovës, por edhe të shtetarit në respekt të ligjit dhe të drejtës ndërkombëtare.

Të krahasosh ato qëndrime me qëndrimet e Edi Ramës, i cili për dy apo tre ditë me radhë e shndërroi Tiranën nga kryeqytet evropian që duhej të ishte në kryeqytet, në gjysmën tjetër të Beogradit, apo të them në kryeqytet të megafonave të luftës së ftohtë kundër Kosovës dhe Prishtinës, konstaton një kontrast si nata me ditën.

Ndaj dhe ne përshëndesim vizitën e presidentit Milanoviç dhe e garantojmë Kroacinë se për ne marrëdhëniet me këtë vend mik, anëtar të BE-së dhe NATO, janë një përparësi e padiskutueshme në marrëdhëniet tona në rajon dhe me gjerë”, tha Berisha.

ram berisha kosove

Lini një Përgjigje