TAGS-AT E JAVËS

Politike 4 Qershor 2025, 17:04

Punimet në burgun e Spaçit, Zhupa kërkon seancë urgjente me Blendi Gonxhen: Po tjetërsohet historia!

Shkruar nga Pamfleti

Punimet në burgun e Spaçit, Zhupa kërkon seancë urgjente

Deputetja e Partisë Demokratike dhe njëkohësisht kryetarja e Komisionit të Kulturës, Ina Zhupa ka reaguar lidhur me rikonstruksionet që po bëhen në burgun famëkeq të Spaçit.

Zhupa ka kërkuar një seancë dëgjimore në komision me ministrin Blendi Gonxhe dhe drejtoreshën e IKTK, përfaqësues të shoqatave të ish përndjekurve, të organizatave dhe fondacioneve me fokus në këtë çështje. Ajo thekson se askush nuk mund të zbukurojë apo tjetërsojë historinë.

“Kam ndjekur me shqetësim veprimtarinë ndërtimore në burgun e Spaçit, me punime që fshijnë gjurmët e kohës, duke rrezikuar rëndë vlerat autentike të objektit. Këto ndërhyrje bien ndesh me dëshmitë e gjalla të ish-të burgosurve politikë në këtë burg dhe të dhënat arkivore të kohës.

Si kryetare e komision përgjegjës për trashëgiminë kulturore, për edukimin, duke parë edhe mos reagimin e institucioneve kam vendosur të kërkoj në mënyrë të menjëhershme pezullimin e punimeve dhe seancë dëgjimore në komision me ministrin Blendi Gonxhe, drejtoreshën e IKTK, përfaqësues të shoqatave të ish përndjekurve, të organizatave dhe fondacioneve me fokus në këtë çështje.

Askush nuk mund të retushoj, zbukuroj, apo tjetërsoj historinë!

Historia mësohet dhe transmetohet për u përsëritur më, nuk zbukurohet për propagandë”, tha Zhupa.

Lini një Përgjigje