TAGS-AT E JAVËS

Politike16 Prill 2025, 22:29

Publikohet sondazhi/ Ja si ndahen 37 mandatet e Tiranës, “digjen” emrat në listën e hapur të PD

Shkruar nga Pamfleti

Publikohet sondazhi/ Ja si ndahen 37 mandatet e Tiranës,

Sipas sondazhit, PS merr një mandat më shumë në Tiranë, ndërsa PD bie në 12 mandate nga 15 që mori në vitin 2021. Kjo do të thotë se kandidatët e PD në listë të hapur nuk bëhen dot deputetë, gjithmonë nëse del i njëjti rezultat më 11 maj…

Barometri i “Euronews Albania” ka publikuar matjet e dyta politike për Qarkun e Tiranës. Në këto matje janë pyetur 1000 qytetarë brenda qarkut, të shpërndarë sipas popullsisë në 5 bashkitë përbërëse. Mbledhja e të dhënave është realizuar nga 22 Mars deri në 3 Prill 2025.

Bazuar në të gjitha të dhënat që sjellë matja e dytë politike për Qarkun e Tiranës, prirja e votës dhe të gjithë treguesit e tjerë në këtë matje, Barometri ka përllogaritur edhe projeksionin e mundshëm të votës së 11 Majit për qarkun më të madh.

Publikohet sondazhi/ Ja si ndahen 37 mandatet e Tiranës,

Sipas këtij projeksioni:

Partia Socialiste do të merrte potencialisht 47.4% (+/- 2 %) ose përkthyer në 19 mandate.

Koalicioni “Aleanca për Shqipërinë Madhështore” (PD) do të merrte potencialisht 30.7% (+/- 2 %) të votës së 11 Majit, përkthyer në 12 mandate.

Nisma “Shqipëria Bëhet” dhe “Partia Mundësia” potencialisht mund të merrnin 7.4 % (+/- 1.5 %) secila, praktikisht pothuajse nga 2-3 mandate për secilin nga subjektet (minimalisht 5 mandate të dyja).

“Lëvizja Bashkë” do të merrte potencialisht 4.1 % (+/-1 %) të votës së 11 Majit dhe 1 mandat nga 37 të Qarkut të Tiranës.

Lini një Përgjigje