TAGS-AT E JAVËS

Politike23 Maj 2023, 19:13

PS nis justifikimet për rritjen e pagës së deputetëve, Gjylameti: E bëmë që të ndryshojë perceptimi për politikën

Shkruar nga Pamfleti

PS nis justifikimet për rritjen e pagës së deputetëve,

Komisioni i Ekonomisë ka miratuar këtë të martë projektligjin e qeverisë për rritjen e pagave të të gjithë administratës shtetërore, përfshirë ministrat dhe deputetët. Këta të fundit, do të marrin rritje page me koeficient 0.73, pasi të ketë përfunduar e gjithë reforma vitin e ardhshëm.

Pikërisht për këtë vendim ka folur deputetja e Partisë Socialiste Blerina Gjylameti e njëkohësisht nënkryetare e komisionit të Ekonomisë.

Gjylameti u shpreh se u zbatua ligji për pagat, në mënyrë që të shmanget korrupsioni dhe të ketë shërbime cilësore për qytetarët.

Besoj se lajmi për të gjithë qytetarët nuk është a u rritën pagat për deputetët apo ministrat, por është rritja e pagës për të gjithë ata që janë punonjës të administratës publike dhe në mënyrë të posaçme për ata që janë në disa sektorë të rëndësishëm të shtetit shqiptar, sikundër është pjesa e mësuesisë. Vijojmë kështu me mjekët, mjekët specialistë, ata të familjes dhe të gjitha nivelet e administratës publike.

Ne me vetëdije para disa vitesh kemi arritur që një prej reformave më të rëndësishme, që është ajo në drejtësi të thyenim hierarkinë e pagave në Shqipëri. Këtë e kemi bërë që jo vetëm të shpërbleheshin në mënyrë adekuate dhe dinjitoze të gjithë ata që janë pjesë e sistemit të drejtësisë, për të shmangur atë pjesën korruptive dhe për të pasur një trupë gjykuese sa më të vlerësuar.

Ky ishte momenti i parë që theu atë që është hierarkia e pagave. Në Shqipëri funksionon me ligj, ku Presidenti është paga më e lartë dhe kushdo tjetër që është në administratën publike apo me funksione në institucionet kushtetuese i referohet pagës së Presidentit. Në reformën e pagave, rritet paga e presidentit dhe gjithë pjesës tjetër, përveç dy elementëve ministrat dhe deputetët”, tha ajo në “Klan News”.

E pyetur nëse ka pasur një marrëveshje të fshehtë mes deputetëve për këtë propozim, deputetja e mohoi.

Patëm një propozim nga kolegët në Komisionin e Ekonomisë, kemi pasur propozime dhe nga Komisioni Ligjor dhe sot vendosëm mos të kishim shmangie duke i pasur të gjithë funksionarët publikë nën çatinë e hierarkisë së pagave. Nëse qeveria kishte propozim për shtyrje të afateve kohore për të arritur të mbyllej gjithë reforma dhe të kishte një moment tjetër pjesa e rishikimit të pagave për deputetët, sot u vendos ndryshe. Nuk ka të bëjë me marrëveshje të fshehtë dhe asgjë, duhet të ndryshojë perceptimi që ka publiku për politikën. Unë nuk dua të them që në politikë hyn gjithkush për interes publik, por ndërkohë ka plot kolegë që janë të nderuar dhe kontribuojnë për interesat publikë”, tha ajo.

pagat e deputeteve

Lini një Përgjigje