TAGS-AT E JAVËS

Politike23 Maj 2023, 17:32

Dështimi i opozitës më 14 maj, Xhelal Mziu sulmon Berishën: Nuk mund të justifikohemi gjithmonë duke thënë na vodhën votat

Shkruar nga Pamfleti

Dështimi i opozitës më 14 maj, Xhelal Mziu sulmon Berishën:

Deputet i Partisë Demokratike, Xhelal Mziu duke komentuar disfatën e opozitës më 14 maj, tha se i duket absurde që vjedhja e votave të kthehet në refren të opozitës pas çdo procesi zgjedhjesh.

“Demaskimi i tjetërsimit të votave duhet të jetë kryefjalë, por më duket absurde që të kthehet në refren dhe ne të qahemi se na u vodhën votat pas çdo palë zgjedhjeve”, tha Mziu.

Në një intervistë për "A2CNN", ai shtoi se denoncimi i rasteve të blerjes dhe vjedhjes së votës duhet të bëhet patjetër, por shtoi se nuk është ai faktori i vetëm që solli humbjen e opozitës. Mziu tha se opozita duhet të marrë përgjegjësin e saj për humbjen dhe të rikthehet të analizojë arsyet që sollën disfatën e 14 majit.

Krahas denoncimeve që duhen bërë, duhen gjetur dhe shkaqet e arsyet që na kanë dërguar te humbja. Ne nuk kemi përballë një kundërshtar që nuk ia dimë stilin e lojës, prandaj duhet t’i përgjigjemi me të njëjtën monedhë. Nëse ai përdor presionin, duhet që ta përdorim edhe ne. Duhen marrë përgjegjësitë për humbjen. Ndonjëherë, ai statuti i PD është bërë si bibël që nuk duhet prekur, edhe më lart se Kushtetuta e vendit. Ne duhet të jemi bashkëkohorë dhe të gjejmë zgjidhje”, shtoi deputeti demokrat.

Ndërkohë sa i takon shkaqeve që sollën disfatën, ai tha se problemi kryesor që çoi PD-në drejt humbjes, ishte “copëtimi i partisë”.

Unë nuk kam parë në asnjë vend, që një forcë politike të fitojë duke qenë e përçarë. Aq më tepër kur je në opozitë. Prandaj, them që kjo humbje e thellë të shërbejë për të bashkuar të gjithë opozitën dhe të dalim në zgjedhjet e vitit 2025 të bashkuar”, theksoi Mziu.

mziu zgjedhjet berisha

Lini një Përgjigje