
Sali Berisha ka tentuar të afrohet me amerikanët, pas shuplakave të njëpasnjëshme që po i vinë. Një ditë më vonesë, Berisha ka përshëndetur stërvitjen “Defender 23”, duke dashur të tregojë se është euroatlantik.
Duke folur në emër të PD, Berisha tenton të tregojë se dhe anëtarësimi në NATO u bë kur ishte ai në pushtet.
“Partia Demokratike e Shqipërisë përshëndet fillimin e manovrave të mëdha të NATO-S ‘Defender Europe ‘23’ në Shqipëri.
Këto manovra janë të një rëndësie të madhe për Shqipërinë dhe sigurinë e saj, por edhe për paqen dhe sigurinë në Europë. Këto manovra së bashku me manovrat e NATO-s që po zhvillohen në Kosovë janë një mesazh i fuqishëm që Aleanca e Atlantikut të Veriut i dërgon agresorit rus për përpjekjet e tij për destabilizimin e rajonit dhe ambiciet e tij ekspansioniste.
Partia Demokratike si forca politike që anëtarësoi Shqipërinë në Nato, mbështet plotësisht garantimin e të gjitha lehtësirave në territorin tokësor, ujor dhe ajror të Shqipërisë që i nevojiten Aleancës për përmbushjen e misionit të mbrojtjes së paqes dhe sigurisë në hapësirën euroatlantike”, njoftoi “Rithemelimi”.
Lini një Përgjigje