
Deputeti Sajmir Korreshi është shprehur se PD-ja duhet t’i drejtohet zgjedhjeve për zgjedhjen e kryetarit të ri, duke kaluar ngërçin me të cilën ajo po përballet.
Në një intervistë për “Ora News”, ai tha se lideri i ri duhet të zgjidhet përmes votës, por shtoi se në proces duhet të marrin pjesë të dy grupet e PD-së që të kryhet dhe procesi i bashkimit.
Ai shtoi se këtë herë lidershipi i opozitës nuk duhet të nxitohet dhe të bëjë të njëjtat gabime si herën e parë kur Berisha nxitoi që të përjashtonte Bashën.
“Tani është vështirë të thuhet, nuk ka një drejtues të PD. Kemi një PD të bashkuar. Unë mendoj se drejtuesit duhet të zgjidhen vetëm përmes votës. Por para kësaj duhet të shikojmë se sa do të përfshihen. Nëse do të përfshihen të dy gjysmat e PD në një PD të vetme dhe të kalojmë të gjithë ngërçin që ka PD apo do të vazhdojmë të garojmë pa u përfshirë një pjesë e PD. Kjo është tragjike.
Unë gjykoj se para se të marrim hapa të nxituar siç u morën pas ikjes së Bashës, ku Berisha nxitoi duke mos përfshirë asnjë nga pjesa tjetër që se mendonte si ai në procese zgjedhore”, shkruan Korreshi.
Lini një Përgjigje