
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi ka ngritur një shqetësim që prek të gjithë qytetarët i cili njëkohësisht ka shkaktuar edhe të qeshura në komisionin për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut.
Ditën e sotme, gjatë fjalës së tij në komision, Korreshi ngriti shqetësimin për operatorët e kompanive të cilët marrin në telefon për të bërë promocione për dyshekë, ku theksoi se ata kanë të dhëna sensitive.
“Ore ju marrin edhe ju këta të dyshekëve? Vdiqa o burri i dheut”, u shpreh ai, teksa kolegët e tij nuk e mbajtën të qeshurën.
Përtej humorit, deputeti i PD ka deklaruar se këto kompani marrin të dhënat e qytetarëve duke i shqetësuar më pas. Korreshi ka shtruar pyetjen nëse dikush mban apo jo përgjegjësi për shpërndarjen e të dhënave të qytetarëve në këtë mënyrë.
“Nuk e di, a ju kanë marrë ju në telefon, na grinë ata të dyshekëve nëpër telefon. Edhe, vdiqa mor burrë i dheut. Këta të telefonisë, a mbajnë ndonjë përgjegjësi? Për dyshekët, na grinë në telefon. E shoh që marrin për kategori të caktuara, për grupmosha të caktuara, për qytete të caktuara. E shoh që krahas numrit të telefonit kanë edhe të dhëna të tjera. S’ka nga e merr nëse nuk e merr nga këta të telefonisë”, u shpreh Korreshi.
Lini një Përgjigje