
Kryeministri Edi Rama është tallur me kërcënimin e armatosur që ju bë Salvador Kaçajt ditën e zgjedhjeve. Kaçaj ka denoncuar në polici se është kanosur me armë në Shëngjin. Ai tha se dy persona i zunë rrugën me automjet ndërsa njëri prej tyre ishte i armatosur me pistoletë.
Në kallëzim ai pretendon se ka qenë duke lëvizur me mjetin e tij së bashku me djalin e shoferin, kur dy automjete i kanë dalë përpara duke i bllokuar rrugën.
Kjo skenë është komentuar nga Rama, gjatë një takimi që mbajti sot në Lezhë.
“Pjerini la pa thënë si ishte puna e atentatit që i bëri bashkë me Ulsin, se çdo gjë e kisha imagjinuar, por që këto të dy do tentonin që të hiqnin qafe Salvadorin në autosdradë, se kisha parë as në ëndrrën më kurajoze, megjithatë atentati dështoi, po pasur nevojë që të heqin qafe Salvatorin, nuk rrija dot pa e thënë se kemi pasur një hall të përbashkët, deri kur filloi fushata, se Salvatori i shkruante Ulsiut “kur do takohem me shefin”, Ulsiu më thoshte mos e tako se është mashtrues, dhe unë i thoja kujdes mos të mashtron ty, se mua jo dhe si përfundim mashtroi atë plakun deshën të më vriste Ulsiu me Pjerinin”, tha Rama.
Lini një Përgjigje