TAGS-AT E JAVËS

Politike17 Nëntor 2025, 21:20

“PS është e mpirë”, Ahmetaj: Kreu i organizatës dhe shpura e tij më duan me patjetër në burg

Shkruar nga Pamfleti

“PS është e mpirë”, Ahmetaj: Kreu i organizatës

Ish/zv-kryeministri Arben Ahmetaj ka hedhur akuza të rënda ndaj kryeministrit Edi Rama. I ftuar në “SyriTv”, ai u shpreh se “kreu i organizatës” e kërkon atë me ngulm në burg.

Po ashtu u shpreh se ka një shpurë që nuk ka lidhje me Partinë Socialiste. Sipas tij, lajmet sot për ekstradimin e tij janë për të hequr vëmendjen.

Dhe merren me një lajm të rremë vetëm për të devijuar vëmendjen nga e vërteta që po ndodh aty. Apo harrojnë edhe përfshirjen me organizatat kriminale dhe me kartelet e drogës. Edhe këto i harrojnë. Dhe merren me ekstradimin, me qejfin e madh për të më parë mua në burg, kreu i organizatës dhe shpura, që s'ka lidhje me Partinë Socialiste, se dëgjoj ndonjëherë që i turren Partisë Socialiste, nuk ka lidhje kjo me Partinë Socialiste. Tjetër gjë është Partia Socialiste. Partia Socialiste e kam thënë, është e mpirë. Fatkeqësisht", tha ai.

 

Lini një Përgjigje