TAGS-AT E JAVËS

Politike17 Nëntor 2025, 19:39

Mbyllet protesta e opozitës, Berisha paralajmëron tubime të përjavshme deri në largimin e Ramës

Shkruar nga Pamfleti

Mbyllet protesta e opozitës, Berisha paralajmëron tubime të

Pas 1 orë e 30 minutash, ka përfunduar protesta e opozitës para Kryeministrisë.

Kjo foltore unike do realizojë bashkimin e shqiptarëve në idealin e votës së lirë”, tha Berisha.

Berisha u shpreh i vendosur për të vijuar “Foltore 2”. Ai paralajmëroi se tubime të tilla do të zhvillohen çdo ditë të enjte që do ketë Kuvend, në sheshin para Kryeministrisë.

Berisha tha se  kjo ‘foltore’ themelon atë lëvizje të fuqisë që do i japë këtij regjimi ndëshkimin që meriton dhe është një gur frymëzimi.

"Edhe njëherë, mirënjohje të pakufishme. Kjo është foltore themelore. Themelon kjo foltore atë lëvizje të fuqishme që do i japë këtij regjim ndëshkimin që meriton.

Ndaj dhe le të përshëndesim ne përzemërsisht dhe me mirënjohje të gjithë ata që morën pjesë, të gjithë ata që e ndoqën këtë foltore, e cila u garantoj unë ju do shndërrohet në një gurrë frymëzimi.

Kjo foltore unike në historinë e vendit do të realizojë bashkimin e shqiptarëve në një ideal të lartë, në idealin e votës së lirë, në idealin dhe shenjtërinë e familjes shqiptare."-tha Berisha. 

Teksa njoftoi mbylljee e tubimit, kryedemokrati paralajmëroi të tjera foltore, deri në largimin e Edi Ramës.

Foltoren tjetër po në këtë shesh. Mirupafshim”, është shprehur Berisha në fjalën përmbyllëse.

Protesta ishte e qetë, nuk asnjë moment tensioni mes protestuesve dhe policisë.

Lini një Përgjigje