TAGS-AT E JAVËS

Politike17 Nëntor 2025, 21:18

Ahmetaj sfidon SPAK-un: Po të kishte 1 euro transaksion, do më kishin varur në mes të Tiranës!

Shkruar nga Pamfleti

Ahmetaj sfidon SPAK-un: Po të kishte 1 euro transaksion, do më kishin

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj e ka cilësuar çështjen e ngritur ndaj tij si një "tymnajë" të qëllimshme për të shmangur vëmendjen nga skandalet qeveritare.

Ai sfidoi SPAK dhe këdo tjetër të paraqesë prova për një "pseudo-transaksion", duke deklaruar se nëse do të ekzistonte qoftë edhe një transaksion i vetëm prej një euroje, ai "do të ishte i varur në Tiranë".

Ahmetaj u shpreh në “Syri TV” se një letër-porosi e ardhur nga Austria që në muajin maj, konfirmon se nuk ka asnjë lidhje me të.

Ai tha se ka "zero transaksione" jo vetëm me Austrinë, por me "gjithë globin, me parajsa fiskale, me kripto".

Ish-numri dy i qeverisë argumentoi se e gjithë kjo situatë është një strategji për të mbuluar afera të mëdha korruptive.

Ai përmendi një sërë çështjesh të nxehta mediatike, duke thënë se media dhe opinioni publik po devijohen nga skandale si "urat që mungojnë në Llogara, paratë e inceneratorëve, fondet e IPARD-it, çështja Begeti dhe Ecoparku".

Ahmetaj shkoi më tej duke akuzuar se kjo manovër synon të mbulojë edhe "përfshirjen me organizatat kriminale dhe me kartelet e drogës".

1 Komente

  1. M
    Mërgimtari

    Me çfarë prashë,rri në Zvicërr( në kazinotë atje?!), ky i ndershmi...Mërgimtari

    Lini një Përgjigje