TAGS-AT E JAVËS

Politike17 Nëntor 2025, 20:55

"Keni frikë nga 21 Janari"/ Mziu përplaset me këshilltarin e PS: A votove për shkarkimin e Erion Veliajt, thuaje?

Shkruar nga Pamfleti

"Keni frikë nga 21 Janari"/ Mziu përplaset me

Një debat ka shpërthyer mes këshilltarit Alfred Muharremi dhe deputetit të PD Xhelal Mziu.

Përplasja nisi kur Muharremi akuzoi opozitën se nuk di të protestojë dhe se ka qenë më e organizuar në kohën e Lulzim Bashës.

PD protestonte më mirë në kohën e Bashës. Duhet të kërkoni rikthimin e tij. Berisha e ktheu partinë në shoqatë, me aq njerëz sa qëndrojnë në stacionin e autobusit të Kamzës”, u shpreh Muharremi në A2 CNN.

Deklarata ngriti tensionin në studio, me Mziun që reagoi duke e sfiduar publikisht këshilltarin socialist për votimin e shkarkimit të Erion Veliajt në Këshillin Bashkiak.

Ti je nga këshilltarët që e zgjodhi Veliaj dhe votoi shkarkimin e tij. A e votove shkarkimin? Thuaja publikut!”, insistoi Mziu, duke kërkuar përgjigje të drejtpërdrejtë.

Muharremi iu kundërpërgjigj duke akuzuar PD-në se fokusohet vetëm te 21 Janari: “Ju jeni parti që pretendoni të luftoni një qeveri që nuk ka vrarë e prerë. Ju e keni hallin vetëm te 21 Janari, ku u vranë 4 qytetarë të ndershëm”.

Lini një Përgjigje