TAGS-AT E JAVËS

Politike 1 Prill 2025, 22:40

Propozimi interesant i Dashamir Shehit: Gratë e vajzat në Shqipëri të mos punojnë më shumë se 6 orë në ditë!

Shkruar nga Pamfleti

Propozimi interesant i Dashamir Shehit: Gratë e vajzat në

Kryetar i LZHK-së, Dashamir Shehi propozoi që gratë dhe vajzat në Shqipëri të mos punojnë më shumë se 6 orë në ditë.

Sipas tij, ky orar i reduktuar do të sillte shumë gjëra pozitive në shoqëri. Sipas tij edhe në privat rendimenti i punës nuk i kalon 6 orë punë. 

Ne kemi menduar që grave dhe vajzave t’i japim mundësinë që të punojnë vetëm 6 orë në ditë. Nuk humb asgjë as biznesi në privat. Kjo i rikthehet ekonomisë shqiptare në edukimin e fëmijëve dhe në jetën e grave. E kanë eksperimentuar shumë shtete javën e punës me 30 orë.

Në privat nuk shkon më shumë se 6 orë rendimenti i punës. Është favor i madh që i bëhet çifteve të reja. Është edhe një lloj shtytjeje që të mos largohemi nga Shqipëria, pasi këtu kemi lehtësira”, tha Shehi në studion e “Debat”, në A2 CNN.

 

Lini një Përgjigje