TAGS-AT E JAVËS

Politike 1 Prill 2025, 21:06

"Goditjet e SPAK na kanë dëmtuar", Majko për zgjedhjet e 11 Majit: Nëse e marrim lehtë, rrezikojmë 70 mandate!

Shkruar nga Pamfleti

"Goditjet e SPAK na kanë dëmtuar", Majko për zgjedhjet

Deputeti i Partisë Socialiste, Pandeli Majko thotë se PS ka zgjedhur të luajë në sulm, për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

I ftuar në emisionin “Real Story” në ABC News, Majko është shprehur se PS duhet të rikuperohet shpejt për zgjedhjet, pasi ka pasur goditje nga SPAK që e kanë dëmtuar. 

“Ne kemi vendosur të luajmë në sulm. Koncepti që PS nxorri në çdo qark ish drejtuesit e qarqeve, ishte korrekte. Ishte shumë korrekte. Ti nuk mund të shkosh si drejtues politik, të bësh prezantimin e kolegëve të tu dhe të jesh konkurrent vetë. Drejtuesit e qareve do kujdeseshin pastaj të kishin figura të dobta në konkurrim. Politika i ka edhe këto. Ne duhet të rikuperojmë edhe një varg nga sistemi i drejtësisë. Lehtësia është më e lehtë për t’u përgjigjur pse jam këtu. Ne kemi pasur goditje.

Kur një politikan goditet nga sistemi i drejtësisë, është goditje edhe për partinë politike. Ne duhet të bënim dhe po bëjmë një fushatë agresive. Opozita nuk arritt të përfitojë nga kjpo, nëse për një moment e mendojmë fitoren e  opzoitës, SPAK konsideroje të hequr. Ky është vendim politik”, theksoi ai. 

Më tej Majko tha se 11 maji është një udhëkryëq të cilin nuk e kanë marrë lehtë. Sipas socialistit, nuk e nënvlerësojnë PD dhe opozitën dhe se këto 40 ditë do të jenë një beteëj e vërtetë. Majko tha më tej se nuk e heq mundësinë e fitores së PD.

Unë nuk e nënvlerësoj PD dhe opozitën, mendoj që 40 ditë do të jenë një betejë e vërtetë e jona. Nuk e heq si mundësi fitoren e PD. Nëse do të humbësh disa vota më shumë, bëj sikur e ke fitoren në xhep. Ne jemi në një situatë shumë herë më të mirë nga pikëpamja e lëvizjeve me kundërshtarëve me ne. Opozita ka hyrë në tre pozicione, nuk ka një ndarje majtas apo djathats por do ndahen pro ose kundër PS.

Kjo e bën delikate betejën. Nuk do ketë votë jo vetëm për Berishën por edhe për lëvizjet e reja. Nëse nuk nuk do bëjmë atë që duhet do thithin votuesit që nuk dijnë cfarë duan. Është udhëkryq dhe po nuk u kuptua si udhëkryq, mund të shkojë që ne mos të kapim 70 mandate. Eksperimentimi i grisë mund ta cojë deri në këtë limit, kjo është arsyeja pse e konsideroj udhëkryq dhe që se kemi marrë lehtë”, tha ai. 

Lini një Përgjigje