TAGS-AT E JAVËS

Politike 1 Prill 2025, 21:00

GJKKO urdhër SPAK-ut: Merrni të pandehur Olta Xhaçkën dhe Artan Gaçin!

Shkruar nga Pamfleti
GJKKO urdhër SPAK-ut: Merrni të pandehur Olta Xhaçkën dhe
GJKKO fundos Xhaçkën

GJKKO detyron SPAK që të pranojë padinë e Fredi Belerit për Olta Xhaçkën dhe burrin e saj investitor strategjik...

Rikthehen telashet për Olta Xhaçkën dhe Artan Gaçin. Sado që Rama i mbron, duket se fundi i tyre është përcaktuar.

Gjykata e Posaçme ka urdhëruar sot SPAK-un që urgjentisht të regjistrojë procedim penal dhe të marrë nën hetim Olta Xhaçkën dhe burrin e saj investitor strategjik, Artan Gaçin.

Urdhri vjen pas një ankimimi të bërë nga Fredi Beleri, i cili ankimoi në gjykatë vendimin e SPAK për të mos hetuar dyshen në fjalë. Ata u paditën kohë më parë nga Beleri për abuzime me pronat në jug, por pas hetimeve SPAK i amnistoi.

Mirëpo në vendimin e firmosur nga gjyqtarja Flora Hajredinaj thuhet se SPAK duhet të regjistrojë kallëzimin penal ndaj Olta Xhaçkës dhe bashkëshortit të saj, Artan Gaçi, për akuzat e shpërdorimit të detyrës, falsifikimit të dokumenteve dhe pastrimit të produkteve të veprës penale të kryer në bashkëpunim.

Në rastin konkret, Prokuroria e Posaçme duhet të regjistrojë procedim penal dhe të vazhdojë hetimet, mbi parashtrimet në kallëzimin e regjistruar me nr. 81/2023 se ish-Kryetari i Bashkisë së Himarës, Jorgo Goro, Këshilli i Qarkut Vlorë dhe ish-punonjësit e ZVRPP Vlorë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kryer veprime në lidhje me falsifikimin e dokumenteve zyrtarë, të cilat janë përdorur për regjistrimin e një pasurie të paluajtshme në pronësi të subjektit Foto Mëhilli, dhe kjo pasuri është tjetërsuar në favor të të tretëve, konkretisht të familjarëve të të kallëzuarës Olta Xhaçka, e cila në kohën e marrjes së këtyre vendimeve nga Këshilli i Ministrave, ka ushtruar detyrën shtetërore të Ministres së Mbrojtjes në atë kohë, dhe funksionin politik të deputetes.

Shtetasja Olta Xhaçka, me mosveprimet e saj, duke mos deklaruar konfliktin e interesit, ka përfituar nëpërmjet regjimit martesor, të drejta pasurore dhe përfitime të paligjshme, që sipas ligjit për investitorët strategjikë si dhe ligjin për konfliktin e interesit, nuk i takojnë. Kjo shtetase, nëpërmjet investimit strategjik në një pronë të falsifikuar, ka përfituar të drejtën e përdorimit falas të pasurive shtetërore për të cilën shtetas të zakonshëm paguajnë detyrimet tatimore, etj”, thuhet në vendim.

Më herët, prokurori i SPAK, Olsi Dado kishte favorizuar Olta Xhaçkën dhe Artan Gaçin duke mos i marrë në përgjegjësi penale. SPAK dërgoi për gjykim vetëm ish-kryebashkiakun e Himarës, Jorgo Goro. Por duket se tani dosja duhet të rihapet.

GJKKO urdhër SPAK-ut: Merrni të pandehur Olta Xhaçkën dhe

GJKKO urdhër SPAK-ut: Merrni të pandehur Olta Xhaçkën dhe

GJKKO urdhër SPAK-ut: Merrni të pandehur Olta Xhaçkën dhe

Lini një Përgjigje